Gazetari i njohur Robert Papa zbuloi detaje të forta që mund të rëndojnë pozitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për të cilin tha se do jetë në pozita të vështira për këtë ndalesë që do të bëjë në Neë York. Përmes një video në rrjet nga emisioni i tij në Fokus Tv, gazetari tha se i ishte drejtuar zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe kishte marrë përgjigjet e disa pyetjeve që kulmonin me raportin e qeverisë shqiptare me korrupsionin dhe deklarata e kryeministrit për këto raporte duke i cituar si “copy-paste”. Gazetari tha se Rama ndihet i izoluar dhe se ai e di që problem madhor në qeverisjen e tij ka korrupsionin pasi këtë i’a kanë thënë të gjithë. Gazetari Robert Papa tha: “Rama është i nevrikosur dhe është në tension, në stres, nga qëndrimi amerikan dhe prandaj ka bërë deklaratën se raportet e DASH për korrupsionin janë copy-paste. Në fakt ai është kopja e korrupsionit më të madh në Ballkanin Perëndimor. Unë kam pyetur zëdhënësin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i kam bërë tre pyetje. Pyetja e parë ka qënë se ku qëndrojnë me Ballkanin e Hapur dhe me Procesin e Berlinit, thanë që mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE, mbështesim çdo organizim ekonomik. Vlerësojmë arritjet që janë bërë por theksojmë më shumë tek reforma në drejtësi. E pyeta gjithashtu se përse nuk po vjen ambasadori amerikan në Tiranë dhe niveli i përfaqësimit është i ulët. Janë 22 emërime që kanë ngelur pezull në senat dhe zëdhënësi i departamentit më tha ne i sygjerojmë senatit amerikan të votojë sa më shpejt nominimet tona sepse kërcënohet siguria kombëtare dhe diplomacia amerikane. Në lidhje me ato që tha Rama “copy-paste” të raporteve, Departamenti amerikan ka qëndrimin që korrupsioni është problem i madh, problem madhor në qeverinë shqiptare. Rama e di, i është thënë kjo nga ambasadorja amerikane që është larguar, nga i ngarkuari me punë dhe nga raporetet e ndryshme. Në këto çaste kur ai ndihet i izoluar ku do të bëj një pit stop vetëm në Manhatan dhe kur nuk kanë përfunduar problemet e tij të korrupsionit në çështjen McGonigal, Rama duhet të kuptoj që një nga zyrat kryesore ku mbështetet raporti ndaj korrupsionit është byroja e luftës ndaj trafiqeve. Ka kohë që në median amerikane është thënë që qeveria shqiptare është e ngatërruar keq me trafiqet nga Ekuadori. Ky është problemi më madhor. Pa diskutim që përgjimet ndaj kryeministrit shqiptar kanë qenë shumë të mëdha dhe departamenti thotë se thuajse di çdo gjë dhe Rama do jetë në pozita të vështira për këtë ndalesë që do të bëjë në Neë York”, u shpreh Robert Papa.