Media greke “Protothema”/ Qeveria e Miccotakis i bëri presion Ramës me “karotën” e integrimit për çështjen e detit dhe ai u përul

292
Sigal

Gazeta më e madhe javore “Protothema” shkruan se arritja tek marrëveshja që çështja e detit të dërgohej në Hagë, u bë përmes “karrotës së integrimit dhe negociatave, të cilat për shqiptarët janë një dhuratë nga Parajsa”. Gazeta “Protothema” shkruan:  “Tirana dhe Athina kanë rënë dakord që të hartojnë një deklaratë të përbashkët për ta referuar çështjen e demarkacionit detar mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare, pak ditë para se të mbushen dy vite nga vrasja e Kostantino Kacifas nga forcat speciale të policisë shqiptare. Katër muaj para marrëveshjes me Italinë dhe rreth 60 ditë pas përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin, Greqia po bën një hap tjetër drejt zgjidhjes së çështjes së prapambetur  të detit në rajonin e Korfuzit. Kësaj radhe mjafton që pala shqiptare të mos tërhiqet nga marrëveshja. Stimuli, ose “karrota” e përdorur nga Athina është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, e cila pritet nga Tirana si një “dhuratë nga parajsa” për të të hapur qesen e fondeve të unionit edhe për shkak të situatës së komplikuar politike në vendin fqinj, i cili shkon në zgjedhje më datë 25 prill të vitit të ardhshëm.”