Me Reformën në Drejtësi 3 fishohen rrogat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

405
E ndërsa ekonomistët në vend vlerësojnë se reforma në sistemin gjyqësor do të ketë impakt pozitiv në ekonomi, aktualisht ajo që dihet me siguri është fatura e majmë që pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit kjo reformë. Siç janë arritur të sigurohen përllogaritjet e pagave, pensioneve, si dhe një sërë shpërblimesh të tjera, trajtime financiare të cilat mbartin kosto të konsiderueshme dhe të paparashikuar në buxhetin e shtetit. Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi përmes dy projektligjeve, pjesë të paketës propozon trajtim financiar që tejkalon të gjitha pritshmëritë e ministrisë përgjegjëse, asaj të financave. Fatura financiare për pagat e gjyqtareve dhe prokurorëve që del nga formula e propozuar nga ky komision është trefishi i shumës aktuale.
Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Propozimi i komisionit të reformës 4.5 mld lekë/vit. 
Fondi aktual 1.8 mld lekë/vit diferenca 2.7 mld lekë/vit. 
Referuar ndryshimeve rrënjësore, nga 1.8 mld lekë që është aktualisht fondi për paga dhe sigurime të detyrueshme bëhet 4.5 mld lekë në vit. E thënë ndryshe, paga mesatare mujore për magjistratët rritet me gati 2 mln lekë të vjetra në muaj. Dokumenti që zotëron Televizioni Publik, shkruan se paga mesatare shkon nga 138 000 lekë në muaj që është aktualisht, në 333 000 lekë në muaj.
Pagat mesatare për gjyqtarët dhe prokurorët
Propozimi i draftit 330 000 mijë lekë/ muaj
Paga aktuale 138 000 mijë lekë/ muaj
Dhe këtu nuk përfshihen shtesat e pagës për vjetërsi në muaj, në bazë të së cilave paga në total gati dyfishohet. Shtesat janë të llojeve të ndryshme, për funksion, për vjetërsi pune, për drejtim, për sigurimin e jetës për vetë familjen dhe pronën, si dhe për rritjen dhe edukimin e fëmijës. Por nga të gjitha këto shtesat, financat evidentojnë si problem shtesën e pagës për vjetërsi në ushtrimin e funksionit, e cila sipas tyre rritet në mënyre jo propocionale dhe shkon deri në 75% të pagës bruto. Sipas kësaj skeme propozohet që shtesa maksimalisht të jetë 850 mijë lekë të vjetra në muaj, që e çon pagën bruto mujore mbi 5 mln lekë të vjetra, vlerë dy herë më e lartë se paga aktuale më e lartë në Republikën e Shqipërisë. 
Sigal