Me librin e Fevziut, shtetarët nderuan dhe promovuan dy hajdutët e thesarit, Zogun dhe Fullanin

499
Sigal

Kur duhet mbrojtur diçka që nuk mund të mbrohet edhe kur nuk mund të mbrohet as prej… budallait, sajohen mënyra e përdoren mjete të “sofistikuara” publike e zyrtare por tipikisht banale, lehtësisht të kuptueshme e diskretituese për ta mbrojtur të pambrojturin e të pa pastrueshmin, sa bëjnë “Mu”! Kjo ndodhi me figurën e të pandehurit Ardian (Adrian) Fullani, ish-guvernatorit që mbeti në historinë e financave të shtetit shqiptar, si menaxheri dhe “bekuesi”  i vartësit të tij besnik Ardian Bitrajt dhe 18 zyrtarëve të tjerë, në vjedhjen e 7.3 milion dollarëve të Thesarit të Shtetit, zbuluar më 24 korrik 2013, fiks në datën kur kryeministri Rama u bë me djalë. Siç dihet, Fullani “fjeti ca ditë me miun” me të drejtë në qelitë e drejtësisë për këtë skandal që kishte emrin “Fullani”, por doli prej andej në “arrest shtëpie”, në njw nga 24 vilat dhe rezidencat e tij luksoze, gjë për të cilën nuk u dha adresa. Ish-guvernatori ka lidhje jo vetëm me vjedhjen e Thesarit të Shtetit, por edhe të shumë aferave e abuzimeve të pista financiare me pagat, shpërblimet, blerjet fiktive të zyrave bankare, qeratë e zyrave, dietat e udhëtimeve jashtë shtetit, drekat e darkat e ”punës”, dhomat luksoze të gjumit brenda bankës, piknikwt, tenderat e deri tek pagesat miliona dollarë në vit për ekipe vojebolli e basketbolli, të ngritur me “sportistë” burra e gra nga 45-60 vjeç. Për të pastruar figurën e molepsur të Fullanit pas lëshimit nga prangat dhe pas damkës që ka në ballë si hajdut i thesarit të shtetit, u përdor figura e një tjetër hajduti që 75 vjet më parë vodhi Thesarin e Shtetit e ia mbathi si “lepur” nga Shqipëria. U përdor libri “Ahmet Zogu”, shkruar nga “Silloja” i çdo pushteti Blendi Fevziu, u përdor për të pastruar figurën e hajdutit të thesarit të vitit 2014 Adrian (Ardian) Fullani, duke e bërë qëllimisht pjesë publike “VIP” të sallës poltike shtetërore të promovimit të librit. Edhe kamerat televizive, të blera prej vitesh prej Fullanit e fokusuan qëllimisht në këtë promovim, duke e “promovuar” mes figurave të larta shtetërore shqiptare, për më tepër edhe mes figurave të drejtësisë. Në atë sallën ku flitej për hajdutin e thesarit të 7 prillit 1939, gjendej edhe ky i  24 korrikut 2014. nuk është koincidencë, por skenar, qw në listat e personaliteteve të ftuar ishte edhe Fullani, paçka se ai aktualisht ka vetëm statusin e të pandehurit të drejtësisë. Por ja që ishte aty pranë e pranë kryeministrit, pranë deputetëve, pranë kryeprokurorit, pranë prokurorit që e “mori për veshi”, arrestoi dhe e prangosi si të pandehur. Ishte pranë medias që e “çmitizoi”, si “fuqi” që kishte vënë “nën këmbë” gjithë shtetin e politikën me afera punësimi të familjarëve të tyre e që Fullani i kërcënoi publikisht, se do ti fuste në burg. Ai nuk ishte promovim i librit të hajdutit Zog, por “provim” i klikës “Fullani” për të testuar politikën dhe shtetin shqiptar në raport me qëndrimin ndaj Fullanit, Dhe shteti ra viktimë e kësaj gracke mafioze, duke trokur gotat, duke bërë humor e duke u puthur deri në “zverk” me atë që vodhi thesarin e shtetit. Nuk e dimë nëse në këtë turp e krim moral të shtetit, krerët e shtetit kanë dorë si skenarist, por prezenca e të pandehurit Fullani në atë sallë, u dha shqiptarëve, mesazhin e plotë, të qartë, të dhunshëm e përfundimtar, që krimi i bosëve të pushtetit e politikës jo vetëm nuk dënohet, jo vetëm nuk përçmohet, por nderohet, vlerësohet, promovohet e mbrohet publikisht.

Përparim HALILI