Më i votuari me 70% të votave/ Reagon Gerti Bogdani: Mirënjohje pa fund, për demokratët

297
Sigal

Këshilli Kombëtar i PD ka zgjedhur dje anëtarët e rinj të Kryesisë të cilët do të udhëheqin këtë forcë politike në betejën opozitare si dhe rrugën drejt fitores dhe ngjitjes në pushtet. Në votimin e djeshëm u vu re një kthim bindshëm i Gert Bogdanit në Kryesi si një ndër më të votuarit.
Burime nga PD konfirmojnë që ai ka marrë 70% të votave. Eshtë ky një vlerësim i rëndësishëm që i kanë bërë anëtarët e Këshillit Kombëtar figurës së Gertit i cili premton në të ardhmen.

Statusi i plotë…

Mirenjohje pafund per te gjithe anetaret e Keshillit Kombetar nga e gjithe Shqiperia, per vleresimin dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me dhane me voten e tyre, per t’i perfaqesuar ne Kryesine e Partise Demokratike!

Mirenjohje pafund per te gjithe anetaret dhe demokratet e ndershem qe me kane mbeshtetur ne te gjithe rrugetimin politik!

Me perulesi dhe vendosmeri ju garantoj qe do te vazhdoj te jem, ashtu sikurse gjithmone, zeri i çdo anetari qe e do Partine Demokratike dhe perfaqesues i vlerave te saj!

Nje urim per te gjithe koleget qe u votuan per ne Kryesine e re te Partise Demokratike, suksese dhe mbaresi! Sfida te tjera na presin, per te qene ne sherbim te çdo qytetari shqiptar qe beson dhe shpreson tek ndryshimi!