BE e ka bërë më shumë se njëherë të qartë se lufta kundër korrupsionit dhe një shtet i sundimit të ligjit janë kritere thelbësore në negociata. Ndryshimet në legjislacion për të forcuar imunitetin e kryeministrit dhe qeverisë së tij përballë hetimeve të SPAK konsiderohen një tjetër “vijë e kuqe”, dhe do të ngrijë negociatat me BE. Av. Hazizaj: SPAK nën presion, Gjykata Kushtetuese ka humbur dinjitetin. Intensifikimi i hetimeve dhe kontrollet në banka nga SPAK.
BE/ McAllister ‘shuplakë’ PS-së :Përmbushni detyrat, të mos preket reforma në drejtësi
Bashkimi Evropian e ka bërë më shumë se njëherë të qartë se lufta kundër korrupsionit dhe një shtet i sundimit të ligjit janë kritere thelbësore në negociata, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka marrë vlerësime në raportet e përvitshme të progresit.Ndryshimet në legjislacion për të forcuar imunitetin e kryeministrit dhe qeverisë së tij përballë hetimeve të SPAK konsiderohen një tjetër “vijë e kuqe”, e cila do të ketë sipas ekspertëve ndikimin e vet në procesin e negociatave të vendit me Bashkimin Europian.
Amendamenti i Ramës ndaj SPAK i vendos ‘shkopinj nën rrota’ procesit të integrimit
Sundimi i ligjit është një nga vlerat themelore të Bashkimit Europian dhe një detyrim kyç për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të bëhen anëtare të Bllokut.
Kjo, megjithatë, nuk duket se e pengoi mazhorancën e kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, që ngjashëm me atë të Vuçiç, të propozojë ndryshime ligjore që synojnë në thelb mbrojtjen e zyrtarëve të veshur me pushtet ndaj hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.
Më 16 shkurt, kryeministri Edi Rama dorëzoi në Kuvend me firmën e tij një projektligj për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, sipas kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar nuk preken nga masa e pezullimit nga detyra si pjesë e një procedimi penal.
Propozimi vjen pas një periudhe tensioni mes Ramës dhe sistemit të drejtësisë lidhur me pezullimin nga detyra dhe një kërkese për heqje imuniteti ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro.
Amendamenti i Ramës për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale po monitorohet nga afër nga Bashkimi Europian, i cili pret që çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin të jetë në përputhje me acquis e BE-së dhe standardet europiane.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i tha BIRN se monitorimi përfshin edhe zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të anëtarësimit, për shkak se “shteti i së drejtës dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i gjyqësorit në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së”.
“Retorika që nxit mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale është kundërproduktive,” tha Delegacioni i BE-së në Shqipëri. “Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi jetike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” theksoi Delegacioni.
Rreziku për integrimin
Gjatë viteve të fundit, Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë hetime për korrupsion ndaj disa prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit Edi Rama në qeverisje, por procedimi penal ndaj numrit 2 të qeverisë shënoi një pikë kthese. Balluku akuzohet nga SPAK për paracaktimin e fituesit të tenderit prej 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë, ndërkohë që po hetohet për manipulimin e garës në projekte të tjera të kushtueshme infrastrukturore si Unaza e Madhe apo koncesioni i rrugës Thumanë-Kashar.
Ndryshe nga rastet e tjera, kryeministri Rama udhëhoqi një beteje ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar pezullimin nga detyra të Ballukut, ndërkohë që mazhoranca e tij në Kuvend po mban peng prej dy muajsh një kërkesë të SPAK për autorizimin e masës së arrestit ndaj zv.kryeministres.
Bashkimi Evropian e ka bërë më shumë se njëherë të qartë se lufta kundër korrupsionit dhe një shtet i sundimit të ligjit janë kritere thelbësore në negociata, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka marrë vlerësime në raportet e përvitshme të progresit.
Ndryshimet në legjislacion për të forcuar imunitetin e kryeministrit dhe qeverisë së tij përballë hetimeve të SPAK konsiderohen një tjetër “vijë e kuqe”, e cila do të ketë sipas ekspertëve ndikimin e vet në procesin e negociatave të vendit me Bashkimin Europian. Altin Gjeta, studiues i Shkencave Politike pranë Universitetit të Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar, i tha BIRN se ndryshimet e propozuara ligjore kufizojnë hapësirën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të lartë, duke rrezikuar njëherazi “ngadalësimin e integrimit të Shqipërisë”. “Vërtet BE-ja ka vendosur si objektiv gjeostrategjik përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por vendosja e mburojës politike ndaj hetimit të korrupsionit në nivele të larta rrezikon bazën e legjitimitetit të zgjerimit”, tha Gjeta.
Sipas tij, retorika dhe pengesat politike që po i vendosen SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do ta bëjnë mjaft të vështirë për zyrtarët e lartë të BE-së dhe shtetet anëtare për të mbrojtur qëndrimin për një anëtarësim të përshpejtuar të Shqipërisë para votuesve të tyre. Gjeta theksoi gjithashtu se progresi në kapitujt negociues është i lidhur teknikisht dhe politikisht me progresin në grup-kapitujt themelorë, ku funksionimi i institucioneve dhe i shtetit të së drejtës janë kritere kyçe. “Minimi i luftës kundër korrupsionit në nivele të larta do t’i vendoste shkopinj nën rrota procesit,” tha ai.

Europianët ‘të prerë’: Të mos preket reforma në Drejtësi!
Amendamenti i Partisë Socialiste, për ndryshimet ligjore me qëllim pengimin e pezullimit të ministrave nga detyra është pritur me kritika nga përfaqësuesit europianë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi në një konferencë për mediat këtë të mërkurë se “nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi”.
Ai shtoi se presin që të konsultohen për këto nisma për ndryshimet ligjore, sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.
“Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha ambasadori Gonzato.
Ndërkohë diplomati tjetër David McAllister, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET) deklaroi se rasti Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit “Nuk jam në pozicion të komentoj raste individuale në detaje, por do të them se çështja që përfshin zv/kryeministren Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”, u shpreh ai. Në janar të këtij viti, shumica parlamentare në Serbi, e drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, miratoi me procedurë të përshpejtuar ndryshime ligjore që i japin qeverisë kontroll më të madh mbi prokurorinë dhe gjyqësorin. Ndërhyrja nuk qe rastësore. Ajo erdhi pasi hetimet për aksidentin me 16 viktima në stacionin e trenit në Novi Sad në vjeshtën e vitit 2024 si dhe akuzat e ngritura për falsifikim dokumentesh në favor të projektit të Jared Kushner, vunë në shënjestër njerëz me pushtet pranë Vuçiçit. Ndryshimet e propozuara ligjore në Serbi nuk u toleruan nga Brukseli.Përmes një interviste për agjencinë Reuters, komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos e paralajmëroi Beogradin më 13 shkurt se nëse nuk tërhiqte ndryshimet ligjore, BE mund të pezullonte një kredi prej 1.6 miliardë eurosh për Serbinë. “Këto (fonde) kanë parakushte të lidhura me sundimin e ligjit,” deklaroi Kos.

Integrimi në BE/ McAllister: Nuk ka vend për vetëkënaqje! Përmbushni detyrimet
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka reaguar me kritika kundrejt Shqipërisë, për çështjen e integrimit në Bashkimin Europian.
Në një konferencë për media, ai ka rrëfyer takimin e zhvilluar me Edi Ramën, ndërsa ka deklaruar se nuk ka vend për vetëkënaqje dhe se Shqipëria duhet të punojë më shumë në këtë fazë për të përmbushur detyrimet. Ai ka deklaruar gjithashtu se, Bashkimi Europian është i shqetësuar sa i përket polarizimit politik në vendin tonë ndërsa ka udhëzuar partitë politike për dialog. “Nisëm vizitën tonë në Podgoricë të hënën dhe dje kishim vizita me kryeministrin Rama. Sot takimet ishin në nivel Kuvendi. Komiteti për Punët e Jashtme po punon në lidhje me raportin për Shqipërinë që do të prezantohet javën tjetër në Bruksel në PE. Ashtu siç e përmenda, kishim takim me Ramën dhe ministren e Jashtme Spiropali, Peleshin, Igli Hasanin, dhe liderë të partive opozitare. Mbështesim fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin europian dhe njohim rezultatet e forta që keni pasur. Hapja e të gjitha kapitujve në vetëm 13 muaj është arritje e madhe. Nuk ka ven për vetëkënaqje, Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë në këtë fazë për të përmbushur detyrimet. Integrimi mbështetet në merita. Jemi të shqetësuar për polarizimin politik, këshillojmë dialog politik dhe mazhoranca t’i ofrojë hapësira opozitës, opozita duhet të përfshihet më shumë në dialog. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një vend demokratik”, tha ai.

Av. Hazizaj: Drejtësia nën presion, po intimidon SPAK-un dhe Gjykata Kushtetuese ka humbur dinjitetin
Juristi i njohur Sokol Hazizaj, i foli mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë, ku u shpreh se paralajmërimet për “kundërsulm” ndaj atyre që hetojnë ekzekutivin përbëjnë presion të hapur ndaj SPAK dhe gjyqësorit.Pjesë nga deklarata:Kryeministri me arrogancë foli nëpër programe televizive dhe po me arrogancë flet edhe tani. Nuk mund t’i kërkosh një njeriu të mos jetë arrogant; njeriu është ashtu si është, piqet dhe pjekuria vjen me vonesë. Por të ndodhë që ai të thotë “keni kujdes ju, kur merreni me ekzekutivin, na hyni neve, se neve ju gjuajmë mbrapsht. E keni mundësinë, edhe ne e kemi mundësinë”, pyetja ime është kjo: për gjykatën në këtë rast, apo për SPAK-un si një lojtar të cilit i flet kryeministri hapur dhe me ligj tani, a e konsiderojnë këtë? Le të supozojmë që janë të përgatitur profesionalisht dhe me dinjitet, siç i kanë rrogat dhe famën. Kur në një shoqëri demokratike kryeministri thotë se ti je i poshtër sepse merresh me veprimtarinë time dhe unë do të bëj një, dy, tre gjëra që të kontrolloj ty, a e marrin këtë me seriozitet?
Shumë gjykata duhen ribërë dhe reforma duhet reformuar. Ankimi në Gjykatën Kushtetuese do ta bënte ai që kërkon masën. Shiko çfarë nonsensi ka këtu. Konflikti për të cilin kryeministri shkoi në Gjykatën Kushtetuese, mosmarrëveshja, ishte midis GJKKO-së, pra vendimit të gjykatës, dhe Këshillit të Ministrave; përfaqësohej Prokuroria e Posaçme. Nga njëra anë themi që kufizimi i lirisë vjen për shkak të vendimit të gjykatës; nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese, në cilësinë e palës së interesuar, bën palë kryesore prokurorinë.
Konsiderohet nga pikëpamja juridike një kundërsulm jo i pavlerësueshëm i shefit të ekzekutivit?Ai ngacmon; është detyrë e tij, sepse e njeh median dhe fjalorthin. Ka disa avantazhe në raport me ne të gjithë për arsye të pozicionit dhe funksionit që ushtron dhe ka ushtruar. Kemi të bëjmë me një njeri që nga ’98-a bën spektakël. Nuk është kaq i kollajshëm. Por krijimi i këtyre dy strukturave, qoftë në fushën e gjyqësorit, qoftë në fushën e hetimit, dhe monitoruesit ndaj tyre, a janë kaq të aftë dhe të ftohtë për të identifikuar se ku fillon dhe ku mbaron faji penal? Ata dënojnë ndonjëherë jo me ligj. Për fat të keq, në pjesën më të madhe, kur bëjnë hetime të karakterit procedural, e harrojnë procedurën dhe ecin mbi emrin. Përfytyro t’u japësh armën, t’u japësh edhe viktimën, t’u japësh edhe menunë, çfarë bëjnë ata. Këtë nuk ia dhanë këtij që quhet kryeministër. Atyre, pa u dhënë armët, dënojnë; pa u dorëzuar, dënojnë. Mendo tani të jesh i dorëzuar në një zyrë në katin e dytë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, çfarë të bëjnë ata, sepse kreativitetin e kanë për ta bërë.Atëherë, Gjykata Kushtetuese. Unë dyshoj, për të qenë realist, se ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Rrëzimi nëpërmjet ndarjes barazim nuk tregoi dinjitet dhe personalitet të atyre. Ajo duhej rrëzuar me më shumë vota; nuk duhej pranuar dhe kaq, që kur ishte në mbledhjen e gjyqtarëve. Ata luajtën rolin që dy me një, shtatë me një e të tjera, për ta çuar në seancë gjyqësore. Pastaj u sollën sipas rastit; u bënë lule dielli. Në këto kushte, zotësia juridike e kësaj gjykate ka humbur. Qofsha i gabuar. Ajo duhet ribërë. Shumë gjykata duhen ribërë dhe reforma duhet reformuar. Këtë e kam bindje të karakterit juridik dhe formëson instinktin tim personal.Ankimi në Gjykatën Kushtetuese do ta bënte ai që kërkon masën. Shiko çfarë nonsensi ka këtu. Konflikti për të cilin kryeministri shkoi në Gjykatën Kushtetuese, mosmarrëveshja, ishte midis GJKKO-së, pra vendimit të gjykatës, dhe Këshillit të Ministrave; përfaqësohej Prokuroria e Posaçme. Nga njëra anë themi që kufizimi i lirisë vjen për shkak të vendimit të gjykatës; nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese, në cilësinë e palës së interesuar, bën palë kryesore prokurorinë. Prokuroria ka detyrë të vijë të thotë “unë dua arrestin”; gjykata është ajo që të çon tek hekurat. Tani zhvillohet gjykimi në mungesë të palës. Ne duruam, ose njerëzit durojnë, 10 vjet gjyqe; 15-20; ndërrojnë jetë. E lënë testament atë që mendojnë ta marrin pas 20 vjetësh nga brezat e ardhshëm. Nuk po durojmë dot një njeri dhe një Gjykatë Kushtetuese.






















