Mbyllja pa afat e bizneseve, Manastirliu merr vendimin

314
Sigal

Të gjitha masat kufizuese të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, shtyhen pa afat përtej 3 prillit kur ishte marrë vendimi i fundit. Në një urdhër të firmosur këtë të mërkurë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mësohet se do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni Covid-19, të gjitha veprimtaritë e pezulluara në momentin kur u shfaq pacienti zero me COVID-19 në vendin tonë. Shkollat publike e private, çerdhet, lokalet, restorantet, aktivitetet publike (tubime etj), ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara në publik dhe privat, klinikat dentare etj, do të qëndrojnë të pezulluara pa afat.