‘Mbyllja e mbi 12 mijë bizneseve, dëshmi e situatës tepër të rëndë ekonomike të vendit’

25
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë sot në një konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e vështirë ekonomike të vendit dhe i është referuar në veçanti, reflektimit të saj tek biznesi.

“Do doja të ndaja një shqetësim shumë konkret, – tha Meta, –  pasi viti 2023 u mbyll me një bilanc tepër të rëndë për biznesin, kur mbi 12 mijë biznese kanë vendosur të mbyllin aktivitetin e tyre për shkak të pamundësisë së vijimit të zhvillimit të tij. Shqipëria numëron rreth 12 mijë biznese aktive në total dhe kjo do të thotë se mbi 10% e totalit të bizneseve në vend kanë vendosur të pezullojnë aktivitetin e tyre. Mbyllja e mbi 12 mijë bizneseve  në mbarë vendin është dëshmia më e qartë e situatës tepër të rëndë ekonomike ku ndodhemi.“