Mbyllja e biznesit të vogël në mbarë vendin, Presidenti Meta: Vitrina më e dhimbshme në ekonominë kombëtare

402
Sigal

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar ndaj falimentimit të biznesit të vogël në mbarë vendin, pasojë e pandemisë që pushtoi mbarë globin.

Meta shprehet se; Përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta:

Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.

Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze…

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 7. August 2020