Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar pas zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë duke shprehur përgëzime për qytetarët e Kosovës që shprehën vullnetin e tyre të lirë me votën e së dielës.
Ai theksoi se Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet duhet të vazhdojë punën për të mirën e vendit, duke përfshirë zhvillimin e reformave dhe avancimin e progresit ekonomik.
Begaj shtoi se është e rëndësishme që Kosova të ruajë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike.