Mbyllet procesi i Primareve, shpallen disa nga fituesit (Emrat)

117
Sigal

Mbyllet procesi i Primareve në Memaliaj, ku fitues është shpallur Albert Malaj, kandidati i Partisë së Lirisë. Në votimet e sotme, ai ka marrë 300 vota, përkundrejt 20 që kishte kundërshtari i tij, Bukurosh Ajdini. Ndërkohë që nga votimi dolën edhe 4 vota të pavlefshme.

Është mbyllur procesi i votimeve në bashkinë Gjirokastër. Pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani me 291 vota, , pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. Në Primaret e Bashkisë Gjirokastër kanë marrë pjesë 373 persona.

Në Bashkinë Kukës janë 997 fletë votimi, 989 vota pro, 6 kundër e dy të pa vlefshme për Admir Sinamatin.

Në Patos fituese e garës së Primareve është Sofie Alushaj ndërsa në Mallakastër kandidat fitues është Resmi Shanaj.

Në Mallakastër fitues rezulton Resmi Shanaj me 264 vota.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe në Selenicë. Leonard Rakipi është zyrtarisht kandidat për bashkinë Selenicë. Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave për Primaret e PD në Berat. Mësohet se fitues është shpallur kandidati Zija Ismaili me 527 vota.

Mbyllet votimi i Primareve në Bashkine Libohovë. Kanë marrë pjesë 282 persona ku të gjithë kanë votuar në bllok kandidatin e vetëm Adil Xhelili. Asnjë votë e pavlefshme.

Në Shijak përfundon numërimi, fitues është Rezart Tusha me 333 vota.

 Pogradec shpallet fitues Zini Tollozhina me 291 vota.