Mbyllet me sukses takimi i parë i 3 ministrave në Bruksel

439
Sigal

Mbyllet me sukses  takimi i parë i tre ministrave  shqiptarë,  znj. Gjosha, z.Tahiri dhe  z.Naço, në Bruksel. Ai u zhvillua me Sekretarin e Përgjithshëm  Ekzekutiv të EEAS (European External Action Service),  z.Pierre Vimont.  Ministrja Gjosha,  u shpreh gjatë takimit  se procesi i integrimit të Shqipërisë në  Bashkimin Evropian nuk ka më kthim prapa.  Tre ministrat shqiptarë informuan rreth masave të  marra deri tani në luftën  kundër korrupsionit, krimit të organizuar  si dhe angazhimeve  të reformave në përgjithësi. Ata theksuan gjithashtu vendosmërinë e qeverisë  shqiptare ndaj përmbushjes së prioriteteve, sipas rekomandimeve që ka lënë  Bashkimi Evropian. Nga ana e tij,  z. Vimont vlerësoi progresin e bërë  dhe inkurajoi për vijimin e tij. “Ardhja e tre  ministrave shqiptarë në Bruksel  është një shenjë e mirë dhe përpjekjet  tuaja na bëjnë optimistë për të ardhmen e Shqipërisë”, tha z. Vimont.