Mbyllet fushata në Kolonjë, Rama: Përkrahje për çdo projekt të Ilia Stefos

414
Sigal

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”  mbajti sot paradite mitingun përmbyllës për zgjedhjet e pjeshme vendore që do të mbahen në Kolonjë.

Kryeministri Edi Rama, zv/ kryeministri Niko Peleshi, dhe ministrja Klajda Gjosha por dhe shumë deputetë socialistë dhe të LSI-së ishin në krah të kandidatit të majtë Ilia Stefo.

Ata premtuan se do ta mbështesin projektin e doktorit për një  rilindje urbane të Kolonjës duke bërë  për këtë zonë atë që nuk është bërë për 25 vjet.

Niko Peleshi:  “Premtojmë se do ta mbështesim programin intensiv ambicioz për të bërë atë që nuk është bërë në 25 vjet.

Kryeministri Rama: Ju siguroj se qeveria do të mbështesë fuqimisht Ilian që t’i bëjë realitet

Kandidati Ilia Stefo premton: “Ambicia ime është për ta bërë Kolonjën një bashki model. Fshatrat brenda 6 muajve të parë do të ndriçohen të gjithë.

Rilindja urbane në hyrje të Leskovikut. Projekti është në zyrën e kryeministrit gati për financim.

Brenda 6 mujorit të parë nis financimi i ujësjellësit të qytetit”

Nesër është heshtje zgjedhore ndërsa të dielën e 20 nëntorit qytetarët do i drejtohen kutive të votimit. Përballë Ilia Stefos konkuron kandidati i opozitës  Dritan Hajro dhe kryeministri Rama.

Lidhur me kandidatin kundërshtar Rama  tha:  Jam i bindur se kur Ilia do të fitojë do të thoshte çfarë lidhje kishim ne me atë punë. Unë nuk e njoh kandidatin tjetër, por njoh mirë Saliun, Lulin dhe PD-në dhe atë shprehjen e popullit “Kush fle me atë, ngrihet me ato’ kështu që më thuaj “me kë rri të të them se kush je”. Nga ata që rrijnë me Saliun e Lulin asgjë e mirë nuk mund ti vijë askujt jo më Kolonjës”

Rama argumentoi dhe një arsye pse duhet votuar Ilia Stefo, sepse vë në vend nderin e doktorëve që marrin në dorë çelësat e një zyre.

Edi Rama: Ju më keni besuar jetën tani më besoni bashkinë. Ju duhet ta votoni Ilian dhe për një arsye tjetër sepse jo gjithmonë shqiptarëve dhe Shqipërisë ju ka dalë mirë me doktorët.  Ilia është një mundësi që të vihet në vend nderi i doktorëve kur vjen puna që merren me politikë dhe marrin në dorë çelësat e një zyre. Ju siguroj se doktor Ilia do të jetë tërësisht e kundërta e doktor Saliut në zyrë.