Mbushet sheshi/ Basha e Berisha prijnë protestën e opozitës

435
Në orën 12:00 përpara godinës së Kryeministrisë, opozita kërkon largimin e qeverisë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa sheshi po mbushet me protestues e simpatizantë, pritet nga momenti në moment që kryedemokrati Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga lideri historik i të djathtës, Sali Berisha t’i bashkohet aleatëve dhe protestuesve në afërsi të ministrisë së Brendshme, për tu nisur më pas drejt Kryeministrisë.
Ditën e djeshme, Partia Demokratike paralajmëroi se do ketë një protestë pa afat dhe se do të jenë qytetarët ata që do vendosin fatin e saj, ndërsa kryedemokrati Basha paralajmëroi të mos provokohen qytetarët.
Për protestën policia ka dhënë 4 orë lejë, ndërkohë që ka vënë në ruajtje institucionet kryesore si dhe ka angazhuar mbi 2 mijë policisë në terren.
Ora 11:35- Berisha pritet me entuziazëm para selisë së PD, ku ka shkuar të diskutojë për detajet e fundit të protestës me kryedemokratin Lulzim Basha.
nis protesta PD berisha mes turmes
Ora 11:30- Protestues dhe simpatizantë të AK me në krye Kreshnik Spahiun marshojnë drejt bulevardit. Ata mbajnë një flamur të madh kombëtar dhe lëshojnë thirrje kundër qeverisë.
ORGANIZIMI
Deputetët e opozitës, përfshirë edhe aleatët e PD-së, do të jenë në krye të grupeve të protestuesve që pritet të mbërrijnë në Tiranë sot, rreth orës 11:00, nga i gjithë vendi. Pritet të jenë rreth 5 pika kryesore, në të cilat demokratët do të grupohen për t’iu drejtuar më pas bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Burime pranë opozitës bëjnë me dije se do të jenë dhjetëra autobusë, që do të vijnë nga e gjithë Shqipëria për t’iu bashkuar protestës. Degët lokale të PD-së në rrethe kanë bërë thirrje që jo vetëm anëtarësia, por edhe çdo qytetar që do të dëshirojë të bëhet pjesë e protestës të përdorë autobusët që do të vihen në dispozicion, të cilët do të jenë pa pagesë.
Pikat kryesore nga të cilat do të vijnë protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë Rruga e Elbasanit, Rruga e Durrësit, sheshi “Skënderbej” dhe pedonalja e Tiranës.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, bashkë me një grup të rinjsh do të dalin nga selia blu rreth orës 11:50 minuta për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në pedonalen “Murat Toptani”. Sipas burimeve, Basha do të jetë i vetmi nga demokratët që do të mbajë një fjalim në protestë.
Ndërkohë që peshën kryesore të fjalimeve do ta mbajnë përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarët. Edhe gjatë takimeve me qytetarët, Basha ka theksuar se protesta e sotme e tejkalon përfaqësimin politik.
Burimet nga selia blu bëjnë me dije se protesta do të nisë në orën 12:00, por kohëzgjatja mund të shtrihet edhe në disa ditë. Dy janë skenarët që mund të ndiqen nga PD-ja për ecurinë e protestës, në mënyrë që ajo të zgjasë në kohë dhe të jetë e suksesshme
Sigal