Mbrëmjen e sotme është mbajtur mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë së Lirisë, e cila u zgjodh ditën e djeshme.
Kryetari i PL Ilir Meta, gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo parti do jetë pranë qytetarëve, në arritjen e objektivit për të ndalur dramën e shpopullimit.
“Ju falenderoj për angazhimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen. PL do jetë parti e guximit qytetar, pranë tyre dhe bashkë me ta në atë objektiv madhor që Shqipëria tu përkasë të rinjve, të ndahemi me dramën e shpopullimit.
Të rinjtë e fëmijët tanë të fillojnë të besojnë e të punojnë për Shqipërinë e tyre”, tha Meta.
















