Mblidhet Komisioni për Incineratorët, debate që në seancën e parë

208
Sigal

Mblidhet për herë të parë komisioni i posaçëm parlamentar që do të hetojë koncesionet e inceneratorëve.

Komisioni u ngrit me kërkesë të Partisë Demokratike, që thotë se përmes tij synon të verifikojë ligjshmërinë e hapave që janë marrë nga qeveria Rama për 3 inceneratorët, atë të Tiranës, të Fierit dhe Elbasanit.‘Ta harrojë kush mendon se ky komision do të kthehet në grup pune për mjedisin. Nuk do të merremi me vlerësimin e impaktit mjedisor’, tha në çelje të punimeve kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku.

Opozita ka depozituar në SPAK disa padi për të mbështetur akuzat për korrupsion në këto koncesione.

Jorida Tabaku: Kemi bërë kërkesë për ngritjen e këtij komisioni. Jemi të gatshëm të shohim edhe elementët që ne shohim dhe gjykojmë, por ta harrojmë që ky komision do të kthehet në zyrë propagande. Nuk do të jemi zyrë PR për këtë tematikë.

Ermonela Felaj: Duhet të kuptojmë pse iu futëm strategjisë së landfillëve dhe inceneratorëve. Landfillet janë shfaqur më herët në kohë. Nëse duhet të kuptojmë se ça ndodh në Shqipëri duhet të shkojmë edhe në vendin ku këto inceniraotre janë ngritur dhe të shohim se çfarë ndodh aty. Nëse duam që kjo funksionon të funksionojë, nuk duhet të pengojmë njëri-tjetrin, duke i qëndruar objektit të veprimtarisë.

Jorida TabakuNjë sekondë, e morët fjalën për replikë, ju lutem.

Ermonela Felaj: Nuk është nevoja që ju moralin tuaj të punës të na impononi ne. Të gjithë duhet të përshtatemi sipas kodit të etikës që ka ky parlament. Ne do të shohim ininiratorin e Elbasanit, e Durrësit. Porto Romano është mbyllur dhe ne do e shohim, edhe atë të Tiranës dhe të Fierit do e shohim çfarë ndodh. Ju nuk mund të thoni se nuk ka përfunduar puna, kur procedurat janë kryer. Puna e këtij komisioni kjo është. Fjalën e mora sepse më takonte.