Mblidhet komisioni i reformës zgjedhore, diskutohen problematikat

690
Vazhdon edhe në këto minuta mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi, ku ende po diskutohet draft-opinion i Komisionit të Venecias.m Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj i kërkoi opozitës që ky draft duhet të lexohet në mënyrë objektive.
“Komisioni i Venecias mbi raportin e parë ka sjellë draftin paraprak. Kjo pasi që të konsiderohet një draft final do të duhet të mblidhet seanca e Komisionit të Venecias, pra në 23 mars. Pra, gjithsesi drafti paraprak është mëse i nevojshëm për të përcaktuar qëndrimin që do të mbahet dhe reflektimi që do duhet të bëhet në projektin e rishikuar. Ky draft duhet të lexohet në mënyrë sa meqë objektive, për ti dhënë qytetarëve shqiptarë dhe për të përmbushur atë pritshmëri ndërkombëtare. Sot, janë të ftuar edhe ekspertë të nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtar që kanë punuar me këtë draft për të asistuar. “, tha Xhafaj.
Deputeti i PD­së, Eduard Halimi tha se për PD­në nuk ka problem për sistemin 2/3 apo 3/5. “Draft/opinioni përbën një bazë shumë të mirë për të ecur para me amendamentet kushtuese, si një pjesë e rëndësishme e reformës në Drejtësi” Halimi pohoi se opozita nuk është dakord me mazhorancën në 10 pika, duke përmendur kështu disa prej tyre, siç është dhe çështja e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë. “Nuk jemi dakord me këshillin e emërimeve. Me këshillin janë ndjekur përzgjedhje selektive, ndaj nuk jemi dakord me skemën institucionale. Hetimi penal nga prokuroria dhe shfuqizimi i prokurorisë.
Bëhet fjalë për Byronë Kombëtare të Hetimit. Një tjetër pikë që nuk jemi dakord është ndërprerja e mandateve kushtetuese. ”, tha deputeti i PD­së.
Sigal