Mblidhet grupi i PS, zbulohen porositë që iu dha Rama ministrave të tij

481
Si çdo të hënë, edhe dje u mblodh Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Gazeta “Telegraf” zbardh edhe porositë që kryeministri Edi Rama u ka dhënë ministrave të tij. Kështu në mbledhjen e grupit të PS dhe Kryesisë, kreu i qeverisë, njëherësh edhe i kësaj partie Edi Rama i ka deleguar një sërë detyrash kabinetit të tij qeveritar. Burime nga PS për gazetën “Telegraf” pranë grupit të PS dhe Kryesinë, thanë se fokusi ishte formati i procesit të llogaridhënies, ku më së shumti vëmendja do të përqendrohet në Tiranë. Po ashtu Rama porositi ministrat që të shpërndahen nëpër të gjitha qarqet, jo vetëm tek ata ku janë drejtues politikë por edhe në rrethe të tjera, ku në fokus të jetë zëri i qytetarëve dhe ankesat e tyre. Kujtojmë se ky projekt për llogaridhënie nisi nga Tirana, e më pas u shtri në disa qytete, ku në mbledhje janë të pranishëm këshilltarë, kryetarë bashkish, drejtues rajonale te institucioneve, deputetë dhe ministra.
Sigal