Mbledhja në PD pas përjashtimit të Berishës/ Noka sherr me Bashën, gati të përleshej fizikisht

244
Sigal

Pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, duket se reagimi ka qenë mjaft i fortë nga disa prej deputetëve.

Menjëherë në zyrën e Lulzim Bashës ka shkuar Flamur Noka.

Mësohet se Noka është konfliktuar me Bashën, gati edhe fizikisht.

Flamur Noka e ka kërcënuar hapur Bashën për përjashtimin e Berishës, raporton ky portal.

Mes tyre është zhvilluar një debat i ashpër me zë të lartë që është dëgjuar nga shumë prej personave që qëndronin në paradhomë.