Ish-presidenti dhe kandidati presidencial nga radhët e republikanëve, Donald Trump, i ka shpëtuar një atentati në një tubim në Pennsylvania. Ja ngjarja e plotë orë pas ore nga të shtënat, aludimet, reagimet e liderëve botërorë e shqiptarë, tek dëshmitarët e ngjarjes. Trump del me deklaratë për bashkimin e amerikanëve pas atentatit, të dielën pret të flasë në Uiskonsin. VOA: Ja historitë e plota të atentateve të bujshme ndaj presidentëve amerikanë, nga Lincoln tek Kennedy
‘Plumba Presidentit’, traditë e hershme amerikane…
Adriatik Dosti
Atentati i ndodhur në Buthler të Pensilvanias ndaj ish Presidentit Donald Trump është i 10-ti në listën e një historie të paktën 159-vjeçare të Presidentëve të dhunuar, të vrarë e të plagosur amerikanë.thjesht prej mentalitetit tipik amerikan e prej politikës së tyre të çmendur e të lidhur me fije të rrezikshme interesi, biznesi, luftërash e krimi.
Katër kanë mbetur të vrarë e të tjerët fatmirësisht kanë shpëtuar.

Ngjarja …
Ndodhi pasditen e 13 korrikut 2024 në Buthler të Pensilvanias gjatë një fjalimi elektoral të kandidatit republikan për një post të dytë presidencial ish presidentit D.Trump…
Një i ri 20 vjeçar i quajtur Thomas Matheu Crooks qëlloi që nga taraca e një banese jo më larg se 130 metra në drejtim të tribunës ku po fliste Trump duke e plagosur atë në vesh…ndërkohë që një nga pjesmarrësit në këtë takim elektoral mbeti i vdekur e 2 të tjerë u plagosën…
Komentet e këtushme theksojnë se ka qënë pikërisht Jeleku anti-plumb që Trump mbante veshur që i ka shpëtuar jetën ish presidentit pasi përveç plumbit në vesh ai është qëlluar edhe në gjoks.
Atentatori u ekzekutua menjëherë nga një snajper i shërbimeve sekrete amerikane, ndërkohë që Trump u mbrojt më pas nga shërbimi sekret amerikan e u shoqërua në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në një video të publikuar sot shihet autori duke thënë se e urrej Trump, i urrej republikanët. Njerëz…keni zgjedhur njeriun e gabuar.
Ndërkohë duke ikur nga vendi ku u plagos shihet e dëgjohet qartë Trump duke ju thënë përkrahësve të tij do ta mundim të keqen, ndaj përleshuni – përleshuni.
Ngjarja ka tronditur rëndë jo vetëm Amerikën, por krejt botën mbarë…ndaj dhe reagimet kanë qenë të ashpra e të shumëllojta.
Problemi qëndron në atë se kush fshihet në realitet pas këtij atentati të rëndë, që synonte t’i merrte jetën ish presidentit Trump. pasi tashmë është fare e qartë se mercenari me apo pa pagesë i futur nga politika, apo nga interesa të tjera tipike amerikane ishte thjesht një këmbëz-shkrehës armë e kurgjë tjetër.
Retorika e ashpër prag elektorale e Trump, ftesa e tij publike ndaj kundërshtarit Biden aktualisht President i USA për testin shëndetësor të të dyve e veçmas atij mendor. Deklarata se sapo të vijë në pushtet ai do të bëjë publike dhjetëra e qindra dosje që hedhin dritë mbi vrasjen e Presidentit J.Kennedy…etj etj.
Gjithë ajo ç’ka bërë e vazhdon e bën Biden, demokratët, kongresi, senati, prokuroria, gjykatat, shërbimet sekrete, administrata amerikane në pushtet …ndaj ish presidentit Trump, dënime, gjoba, sekuestrime pasurish e pronash, kërcënime, gjyqe pa fund, përpjekje të turpshme për ta nxjerrë dhunshëm jashtë nga politika, diskretitimi politik e njerëzor që po i bëjnë non stop; madje edhe kërkesa për ta burgosur absolutisht që do të çonin në një ngjarje të tillë të rëndë jo vetëm amerikane, por mbarë botërore.
Dhe në krye të këtij batalioni të egër anti Trump e anti demokraci ka kohë që qëndrojnë establishmenti, globalistët e sorroistët, që dhunshëm po tentojnë të dominojnë e shpërfytyrojnë botën e njerëzimin…plus edhe përkrahësit e shumtë të organizatës extremiste anti – amerikane Atifa që synojnë vetëm dhunë e kaos në jetën e amerikanëve, që duan demokracinë e jo anarshinë …pjestar i së cilës ishte edhe atentatori i Trump – Crooks.

E ka thënë saktë Kissingeri se:-Amerika nuk ka as miq e as armiq, por ka vetëm interesa ndërkohë që Berzezinski ka përcaktuar qartë se…ta kesh mik Amerikën është e frikshme ndërkohë që ta kesh atë armike është e tmerrshme.
O zot sa qesharake, banale, neveritëse, e ndyrë dhe e poshtër tingëllon më këtë rast deklarata e kryeministrit shqiptar Rama, i cili ”duke e dënuar ” atentatin ndaj Trump ka thënë se:-kjo është një tragjedi e rëndë botërore ndaj demokracisë. Rama para se Trump të zgjidhej President i USA ju bënte thirrje amerikanëve se nëse do të votonin e zgjidhnin Trump në krye të Amerikes kjo do të ishte një tragjedi e rëndë botërore [ ???]…
Dhe historia e vërtetë tragjike e Amerikës dhe e amerikanëve fatkeqësisht të ”apasionuar” për t’i zgjidhur gjërat e problemet përgjithësisht dhunshëm e me plumba ndaj Presidentëve të tyre nis gati një shekull e gjysëm më parë…
…Në 1865 vritet në teatër Presidenti Abraham Lincoln.
Në 1881 vritet në një stacion treni në Uashington Presidenti J.Garfield…
Në 1901 vritet pas një fjalimi në Buffalo – N.Y – Presidenti Ë.Mc Kinley.
Në 1933 Presidenti F.Roosvelt i shpëton një atentati e në vend të tij. vritet kryetari i Bashkisë së Cikagos.
Në 1950 Presidenti H.Truman i shpëton një atentati brenda në Shtëpinë e Bardhë…
Në 1963 vritet në Dallas me një atentat të frikshëm Presidenti J.Kennedy.
Në 1975 brenda 3 javësh u shpëton dy atentateve Presidenti G. Ford…
Në 1981 i shpëton një atentati të rrezikshëm Presidenti R. Reagan.
Në 2005 në Tbilisi të Gjeorgjisë vetëm fati i shpëton jetën Presidentit G.Ë.Bush teksa një granadë e hedhur në drejtim të tij fatmirësisht nuk shpërtheu…
Në 2024 plagoset në një atentat gjatë një fjalimi të tij elektoral në Pensilvania ish presidenti Trump…
Personalisht si një qytetar shqiptaro – amerikan që jetoj këtu në Amerikë prej gati një çerek shekulli kam rezervat e mija për presidentin Trump dhe kjo lidhur me politikën e tij injoruese ndaj Shqipërisë e shqiptarëve dhe veçmas me trajtimin banal, që i bëri çështjes së Kosovës gjatë kohës kur ai qe në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Por vlerësoj ndërkohë përpjekjet e luftën e tij të pa kompromis kundër establishmentit, globalistëve, sorroistëve e abuzuesve me pushtetin e armiqve të demokracisë, dhe çmoj slloganin e tij …hajde ta bëjmë së bashku prapë Amerikën të mirë e të madhe për të gjithë.
Ndërkohë po personalisht prej Trump ruaj si shumë të mençur shprehjen … “nëse ti më paguan si do ti atëherë unë do të punoj si dua unë…nëse ti më paguan si dua unë atëherë unë do punoj ashtu siç do ti” …
Gjithsesi ngjarja e rëndë e mësipërme e ngarkon me një barrë të madhe faji vetë qeverinë e shtetin e sotëm amerikan e veçmas edhe presidentin Biden e administratën e tij, e sigurisht edhe shërbimin sekret amerikan . Analistët e mprehtë politikë të këtushëm theksojnë me këtë rast se ky atentat i dështuar ndaj tij do ja shtojë së tepërmi mundësinë e ri-zgjedhjes, fitores e të përkrahjes prej amerikanëve në Nëntor të këtij viti.

Dëshmitari: Autori ishte mbi çati, siguria nuk më dëgjoi, paralajmërova sigurinë e Trump
Një dëshmitar nga vendi ngjarjes, njoftoi se kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për një person të armatosur në një çati aty pranë, disa minuta përpara sulmit. Duke folur për mediat e huaja, dëshmitari i quajtur Greg, tha se e pa atentatorin e mundshëm që të ngjitej në majën e një ndërtese në Butler, Pensilvani. Sipas tij, e gjithë kjo skenë i dukej e çuditshme, pasi tregon se nuk arrinte të kuptonte se përse nuk kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së ish-presidentit. “Po mendoja me vete, pse Trump po flet ende, pse nuk e kanë tërhequr nga skena? Gjëja tjetër që dini, dëgjohen pesë të shtëna”,- tha ai. Dëshmitari është i bindur se të shtënat erdhën nga çatia, që ai kishte vështruar për disa minuta.“100 për qind, 100 për qind”, përfundoi Greg. Pak çaste më vonë agjentët e Shërbimit Sekret u dëgjuan duke bërtitur “qitësi është vrarë”. Agjencia konfirmoi se incidenti po hetohet si një atentat në tentativë.
Trump del me deklaratë për bashkimin e amerikanëve pas atentatit: Zoti e bekoftë Amerikën!
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, së fundmi i shpëtoi një atentati gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani, SHBA.
Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, ka falënderuar zyrtarët e zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta pasi ai u qëllua me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë, përpara se Shërbimi Sekret të neutralizonte personin e armatosur.
Kandidati republikan tha se dëgjoi “një tingull fërshëllimë, të shtëna dhe menjëherë ndjeu se plumbi po çante lëkurën e tij”.
Nuk është ende e qartë nëse Trump është goditur nga një plumb apo copëza, por gjaku u duk se u shpërnda në veshin dhe fytyrën e tij, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e nxorrën jashtë skenës.
“Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Forcat e Zbatimit të Ligjit, për reagimin e tyre të shpejtë për të shtënat që sapo ndodhën në Butler, Pensilvani”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.
Më e rëndësishmja, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së personit të vrarë, si dhe familjes së një personi tjetër që mbeti i plagosur rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë. Për momentin nuk dihet asgjë për gjuajtësin, i cili tani është i vdekur. Unë u qëllova me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë. E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte kur dëgjova një fërshëllimë, të shtëna dhe menjëherë ndjeva plumbin të çante lëkurën time. Kisha shumë gjakderdhje, kështu që atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte. Zoti e bekoftë Amerikën!”, -shkruan ai.
Rruga e plumbit drejt Trump
Në dokumentimin e mitingut të fushatës në Pensilvani që u shndërrua në një tentativë për të vrarë një ish-president, Doug Mills, një fotograf veteran i Neë York Times, dukej se kishte kapur imazhin e një plumbi që kalonte kokën e Trump. Ky është vlerësimi i Michael Harrigan, një pensionist F.B.I. agjent special që kaloi 22 vjet në byro.”Absolutisht mund të tregojë zhvendosjen e ajrit për shkak të një predhe,” tha Harrigan në një intervistë pas shqyrtimit të imazheve me rezolucion të lartë që Mills paraqiti nga tubimi. “Këndi duket pak i ulët për të kaluar nëpër veshin e tij, por jo i pamundur nëse personi i armatosur qëllonte disa fishekë.” Miliarderët Elon Musk dhe Bill Ackman ishin ndër të parët që mbështeten Trump. FBI thotë se atentati ndaj ish-presidentit dhe kandidatit presidencial nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ishte një tentativë për ta vrarë atë, por hetimet po vazhdojnë. FBI tha se autori një 20 vjeçar, Thomas Matthew Crooks, një vendas, është neutralizuar, por një person pjesëmarrës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.
Liderët botërorë dënojnë atentatin ndaj Trump
Presidenti amerikan, Joe Biden, pas të shtënave është mirënjohës që merr vesh se Trumpi është mirë.”Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”,- tha presidenti Biden. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se është i tronditur nga atentati ndaj Trump-it. Edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ishte thellësisht e tronditur nga të shtënat. Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti “të neveritshëm” atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump , duke shtuar se dhuna politike përbën një kërcënim për demokracinë. Sulmi ndaj kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, është i neveritshëm. I uroj shërim të shpejtë. Mendimet e mia janë edhe me ata që janë prekur nga sulmi. Akte të tilla dhune kërcënojnë demokracinë”, tha Olaf Scholz në X. Po ashtu edhe presidenti i Francës, Emmuel Macron ka reaguar mëngjesin e kësaj të diele për atentatin ndaj Trump. Mendimet e mia janë për Presidentin Donald Trump, viktimë e një atentati, të cilit i uroj shërim të shpejtë. Një aktivist vdiq, disa u plagosën. Është një tragjedi për demokracitë tona. Franca ndan tronditjen dhe indinjatën e popullit amerikan.
Politika shqiptare dënon atentatin ndaj Trump!
President i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Rama, Kreu i PD, Berisha dhe kreu i PL, Meta kanë reaguar për atentatin e bërë ndaj Donald Trump. Me anë të një reagimi ato dënojnë sulmin, duke thënë se akte të tilla nuk kanë vend në një demokraci.
Historitë e atentateve të bujshme ndaj presidentëve amerikanë, nga Lincoln tek Kennedy
Katër presidentë amerikanë janë vrarë, të tjerë janë plagosur dhe sulmuar gjatë historisë.
Përpjekja për vrasjen e Donald Trump pason një histori dhune politike, që synon presidentët ose ata që pretendojnë të marrin drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Që nga themelimi i SHBA-ve, katër presidentë janë vrarë dhe disa të tjerë janë vënë në shënjestër, po ashtu edhe disa kandidatë.
Përpjekja për vrasjen e Donald Trump pason një histori dhune politike që synon presidentët, ose ata që pretendojnë të marrin drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Që nga themelimi i SHBA-ve, katër presidentë janë vrarë dhe disa të tjerë janë vënë në shënjestër, po ashtu edhe disa kandidatë.
Përpara atentatit të së shtunës ndaj ish presidentit Donald Trump, ka pasur raste të shumta të dhunës politike, që synonin presidentët amerikanë, ish-presidentët dhe kandidatët presidencialë të partive kryesore.
Një vështrim mbi disa nga atentatet dhe përpjekjet për vrasje që kanë ndodhur që nga themelimi i kombit në vitin 1776.
ABRAHAM LINCOLN, presidenti i 16-të
Abraham Lincoln ishte presidenti i parë që u vra, i qëlluar nga John Ëilkes Booth më 14 prill 1865, ndërsa ai dhe gruaja e tij, Mary Todd Lincoln, po ndiqnin një shfaqje të komedisë “Kushëriri ynë amerikan” në teatrin Ford në Uashington.
Ai u dërgua në një shtëpi përballë teatrit për trajtim mjekësor pasi u qëllua në pjesën e pasme të kokës. Ai vdiq të nesërmen në mëngjes. Mbështetja e tij për të drejtat e zezakëve është përmendur si një motiv për vrasjen e tij.
Abraham Lincoln u pasua nga zëvendëspresidenti Andreë Johnson.
Atentatori Booth u qëllua dhe u vra më 26 prill 1865, pasi u gjet i fshehur në një hambar pranë Boëling Green të Virxhinias.
JAMES GARFIELD, presidenti i 20-të
James Garfield ishte presidenti i dytë që u vra, gjashtë muaj pas mori detyrën. Ai po ecte nëpër një stacion treni në Uashington më 2 korrik të vitit 1881, për të kapur një tren për në Neë England, kur u qëllua nga atentatori Charles Guiteau.
Alexandër Graham Bell, shpikësi i telefonit, u përpoq pa sukses të gjejë plumbin në gjoksin e presidentit Garfield duke përdorur një pajisje që ai e kishte projektuar posaçërisht për presidentin. I plagosur për vdekje presidenti Garfiel qëndroi i shtrirë në Shtëpinë e Bardhë për disa javë, por vdiq në shtator, pasi u dërgua në bregun e Nju Xhersit.
Ai u pasua nga nënpresidenti Chester Arthur.
Atentatori Guiteau u shpall fajtor dhe u ekzekutua në qershor të vitit 1882.
WILLIAM McKINLEY, presidenti i 25-të
William McKinley u qëllua pasi mbajti një fjalim në Buffalo të Nju Jorkut, më 6 shtator të vitit 1901. Ai po shtrëngonte duart me njerëzit kur një burrë e qëlloi dy herë në gjoks nga afërsia. Mjekët kishin pritur që presidenti McKinley të shërohej, por më pas u shfaq gangrena rreth plagëve.
Presidenti McKinley vdiq më 14 shtator të vitit 1901, gjashtë muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë.
Ai u pasua nga nënpresidenti Theodore Roosevelt.
Leon F. Czolgosz, një i papunë, 28-vjeçar, banor i Detroitit, pranoi se kishte kryer sulmin. Ai u shpall fajtor në gjyq dhe u dënua me vdekje në karrigen elektrike më 29 tetor të vitit 1901.
FRANKLIN D. ROOSEVELT, presidenti i 32-të
Franklin D. Roosevelt, në atë kohë president i zgjedhur, sapo kishte përfunduar një fjalim në Miami nga pjesa e pasme e një makine të hapur, kur u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Ai nuk u plagos nga të shtënat në shkurt të vitit 1933, që vranë kryebashkiakun e Çikagos, Anton Cermak.
Guiseppe Zangara u shpall fajtor për sulmin dhe u dënua me vdekje.
HARRY S. TRUMAN, presidenti i 33-të
Harry Truman po qëndronte në Blair House, përballë Shtëpisë së Bardhë, në nëntor të vitit 1950, kur dy persona të armatosur hynë brenda.
Presidenti Truman nuk u plagos, por një polic i Shtëpisë së Bardhë dhe një nga sulmuesit u vranë në një shkëmbim zjarri. Dy policë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë u plagosën.
Oscar Callazo u arrestua dhe u dënua me vdekje. Në vitin 1952, presidenti Truman e ndryshoi dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u lirua nga burgu në vitin 1979 nga presidenti Jimmy Carter.
JOHN F. KENNEDY, presidenti i 35-tee
John Kennedy u qëllua për vdekje nga një vrasës i fshehur i armatosur me një pushkë teksa vizitoi Dallasin në nëntor të vitit 1963 me zonjën e parë Jacqueline Kennedy. Të shtënat shpërthyen teksa autokolona e presidentit kaloi nëpër Dealey Plaza në qendër të Dallasit.
John Kennedy u dërgua me urgjencë në Spitalin Memorial Parkland, ku vdiq pas pak.
Ai u pasua nga zëvendëspresidenti Lyndon B. Johnson, i cili u betua në një sallë konferencash në bordin e Air Force One. Ai është i vetmi president, që bëri betimin në avion.
Disa orë pas atentatit, policia arrestoi Lee Harvey Osëaldin, i cili dy ditë më vonë ndërsa po dërgohej nga selia e policisë në burgun e qarkut, u qëllua për vdekje nga pronari i një klubi të natës në Dallas, Jack Ruby.
GERALD FORD, presidenti i 38-të
Gerald Ford u përball me dy tentativa për vrasje brenda javësh në vitin 1975, por kaloi pa dëme.
Në përpjekjen e parë, presidenti Ford ishte rrugës për një takim me guvernatorin e Kalifornisë në Sacramento, kur dishepulli i Charles Manson, Lynette “Squeaky” Fromme, çau mes një turme në rrugë, nxori një pistoletë gjysmë automatike dhe ia drejtoi presidentit. Arma nuk shkrepi.
Fromme u dënua me burg dhe u lirua në vitin 2009.
Vetëm 17 ditë më vonë një grua tjetër, Sara Jane Moore, u përball me presidentin Ford jashtë një hotel në San Francisko. Ajo qëlloi me armë dhe dështoi të qëllonte presidentin. Një kalimtar rasti e zuri nga krahu teksa po përpiqej të qëllonte sërish.
Sara Jane Moore u dërgua me burgim dhe u lirua në vitin 2007.
RONALD REAGAN, presidenti i 40-të
Ronald Reagan po largohej nga një fjalim në Uashington, po ecte drejt autokolonës së tij kur u qëllua nga John Hinckley Jr., i cili ishte në turmë.
Presidenti Reagan u shërua nga plagët e pësuara në marsin e vitit 1981. Tre persona të tjerë u qëlluan, përfshirë sekretarin e tij të shtypit, James Brady, i cili ishte pjesërisht i paralizuar si pasojë e plagëve.
John Hinckley u arrestua dhe u mbyll në një spital psikiatrik pasi një juri e shpalli atë të pafajshëm për shkak të gjendjes mendore. Në vitin 2022, Hinckley u lirua nga mbikqyrja pasi një gjykatës përcaktoi se ai “nuk ishte më një rrezik për veten ose të tjerët”.
GEORGE W. BUSH, presidenti i 43-të
George W. Bush po merrte pjesë në një tubim në Tbilisi në vitin 2005 me presidentin gjeorgjian Mikhail Saakashvili, kur një granatë dore u hodh drejt tij.
Të dy burrat ishin pas një mburoje antiplumb kur granata, e mbështjellë me leckë, ra rreth 30 metra larg tyre. Granata nuk shpërtheu.
Vladimir Arutyunian u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
THEODORE ROOSEVELT, kandidat për president
Ish presidenti u qëllua në Milëaukee në vitin 1912 gjatë fushatës për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, ku kishte shërbyer më parë për dy mandate si president.
Letrat e palosura dhe një këllëf metalik i syzeve në xhepin e z. Roosevelt me sa duket e dobësuan goditjen e plumbit dhe ai nuk u plagos rëndë.
John Schrank u arrestua dhe e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij në spitalet e shëndetit mendor.
ROBERT F. KENNEDY, kandidat për president
Robert Kennedy po synonte emërimin e Demokratëve kur u vra në një hotel në Los Anxhelos, pak kohë pasi mbajti fjalimin e tij të fitores në zgjedhjet paraprake në Kaliforni të vitit 1968.
Kennedy ishte një senator amerikan nga Nju Jorku dhe vëllai i presidentit John F. Kennedy, i cili u vra pesë vjet më herët.
Pesë persona të tjerë u plagosën nga të shtënat.
Sirhan u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me vdekje. Kjo u ndryshua në burgim të përjetshëm.
GEORGE C. WALLACE, kandidat për president
George Wallace po synonte emërimin si kandidat presidencial nga demokratët kur u qëllua gjatë një ndalese fushate në Maryland në vitin 1972, një incident që e la atë të paralizuar nga beli e poshtë.
Zoti Wallace, guvernator i Alabamës, ishte i njohur për pikëpamjet e tij segregacioniste, nga të cilat më vonë hoqi dorë.
Arthur Bremer u dënua me burgim pas sulmit dhe u lirua në vitin 2007.
2024- Donald Trump
Ish-Presidenti Donald Trump dhe kandidat për Shtëpinë e Bardhë u qëllua me armë zjarri gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani më 13 korrik. Pas ngjarjes, Shëbimi Sekret ekzekutoi autorin e dyshuar, shtetasin Thomas Mattheë Crooks




















