Mbi 1 mijë punëtorë të rafinerisë së Ballshit në protestë

534
Sigal

Prej 20 ditësh vazhdojnë protestat për shkak se komapnia po i lë pa punë nga mungesa e naftës, ndërkohë që në tre vitet e fundit janë nxjerrë nga nëntoka 3 milionë ton naftë, por atë gllabëron PPP-ja e Bankersit që e eksporton jashtë vendit

Koncesioni i Bankers (me aksione të Soros) e eksporton gjithë naftën jashtë Shqipërisë, duke lënë pa punë rafinerinë vendase

1.000 punëtorët e rafinerisë në Ballsh në protestë, kompania po i lë pa punë

 

 

Shqipëria është një nga vendet më të pasura me naftë në Ballkan, ndërkohë që punëtorët e industrisë së përpunimit të naftës mbeten të papunë dhe banorët që jetojnë në fushat naftënxjerrëse janë nga më të varfrit në Shqipëri dhe me sëmundje ,për shkak të pasojave të ndotjes së mjedisit nga nafta dhe nënproduktet e saj.

Koncesioni i Bankers-it zhvat Shqipërinë, varfëron shqiptarët

Nxjerrja e naftës nga nëntoka shqiptare i është dhënë me koncesion Bankres-it, ku Xhorxh Soros ka një përqindje të konsiderueshme aksionesh. Një nga çuditë e këtij koncesioni, është që për dhjetëra vite me radhë, Bankers-i nuk paguante asnjë tatim, sepse në bilancin vjetor shënonte më shumë humbje se sa fitime dhe shteti, e mirë-besonte, që Bankers-i punonte në Shqipëri për nxjerrjen e naftës për …bamirësi, me humbje financiare. Ndërkohë, Bankers-i dhe qeveritarët ishin përkujdesur që në kontratën koncesionare të shkruanin kushte të tilla, që sasia e naftës e nxjerrë nga nëntoka shqiptare të eksportohet jashtë Shqipërisë, duke lënë kështu pa lëndën e parë rafinerinë e naftës në Ballsh. Lënia pa lëndë të parë, pa naftën e nxjerrë nga nëntoka e rafinerisë në Ballsh ka pasoja katastrofike për punëtorët, sepse mbeten të papunë, për familjarët e tyre.

Protestat e punëtorëve…

Prej 20 ditësh punëtorët e rafinerisë së Ballshit, të cilët punojnë me turne janë pa punë. Ditën e djeshme punëtorët, së bashku me përfaqësues kërkojnë zgjidhje, sepse këta punëtorë të ardhur nga Ballshi, Patos dhe Fier janë kryefamiljarë, ndaj e vetmja e ardhur është puna në këtë rafineri. Menaxheri i rafinerisë Fisnik Sopa së bashku me përgjegjësen e laboratorit Klodiana Oshafi shprehen se duan kapacitet të plotë furnizimit me lëndën e parë bruto, plot 50 mijë ton dhe jo 30 sa furnizohen ata. Edhe vetë punëtorët shprehen se kërkojnë zgjidhje tek vetë shteti sepse ai është mbështetësi i vetëm i kësaj rafinerie .”Shteti të na mbështesë, pasi është Bankers-i që e furnizon me lëndën e parë këtë uzinë, me çdo shërbim jemi në rregull duam vetëm të na sigurohet puna e të sigurojmë mirëqenie të familjeve tona është e vetmja e ardhur”, shprehet punëtori.