‘Mbetjet’, Nishani: Takim konsultues me shoqërinë civile, presidenti do të flasë i fundit

461
Sigal

Gazeta
Telegraf/

Gjatë
konferencës së përbashkët me presidentin kosovar Hashim Tahçi, presidenti Bujar
Nishani është pyetur në lidhje me ligjin e mbetjeve. Nishani bëri me dije se do
të zhvillojë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe pas kësaj do
marrë një vendim nëse do ta kthejë ose jo ligjin.

“E sigurt që
do të ketë një qëndrim, por presidenti do të flasë i fundit. Aktualisht
specialistët dhe këshilltarët juridik janë duke punuar. Po konsultohen me
Shoqërinë Civile dhe është shumë e rëndësishme që çështje të tilla madhore që
lidhen me interesat e qytetarëve t’i fokusojmë në rrugën e zgjidhjes së këtij
interesi. Prevalon interesi publik”, tha Nishani