“Mbetjet”, Basha: Rama kërkon t’i lërë dorë të lirë interesave kriminale

466
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme ndërtimin e 3 incineratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Sipas Bashës, pronarët e këtyre tre incineratorëve janë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të 3 incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre.
Kthimi i Shqipërisë në një kazan plehrash paralel ishte plan paralel me kanabizimin e vendit
Ndërtimi i 3 incineratorëve në Elbasan, Fier, Tiranë është kundër shëndetit të shqiptarëve, është kundër standardeve, është korruptive.
Pronësia e 3 incineratorëve është e të njëjtit person. Skemë korruptive për të mbuluar pronarët e vërtetë, Edi Rama, Arben Ahmetaj.
Sigal