Mbërrijnë studentët e Elbasanit, kalojnë përmes turmës së protestuesve. Pas orës 16:00 tek kryeministria

424
Sigal

Edhe pse me vështirësi për shkak të pamjaftueshmërisë së mjeteve të transportit, studentët e Elbasanit kanë mbërritur në Tiranë dhe u janë bashkuar studentëve të tjerë para Ministrisë së Arsimit.

Ata janë mirëpritur nga studentët që protestojnë para ministrisë së Arsimit. Ndërkohë studentët kanë paralajmëruar se pas orës 16:00 ata do ta zhvendosin protestën para kryeministrisë, pasi skadon dhe afati i vënë për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Do i shkojmë atij tek dritarja”, u shpreh njëri nga studentët. Ata janë shprehur se nuk janë lodhur dhe se qëndresën do ta vazhdojnë deri në fitore.