Mbahet përsëri e fshehtë seanca plenare

371
Sigal

Mazhorancën dhe Kryeministrin Edi Rama po mbajnë të fshehtë seancën plenare.

Edhe pse e ka detyrim ligjor, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ende nuk e ka njoftuar orën dhe datën se kur do të mblidhet Parlamenti.

Pika dy e nenit 30 e Rregullores së Kuvendit detyron Kryetarin e Kuvendit të njoftojë orën e seancës së ardfhshme në mbyllje të seancës plenare:

“Drejtuesi i seanceës plenare ose kryetari i komisionit, para se të mbyllë përkatësisht seancën ose mbledhjen, njofton orën e fillimit të seancës plenare ose të mbledhjes së ardhshme”

Por një gjë e tillë nuk ndodhi as të martën e shkuar, e cila u thirr në ilegalitet nga frika e protestës së opozites. Mesa duket, përballë presionit dhe frikës nga qytetarët, mazhoranca e Edi Ramës preferon më mirë të shkelë ligjet që shpesherë i refrohet me shumë zell.