Mazniku: Masa të ashpra ndaj zaptuesve të hapsirave publike

470
TIRANË- Përveç gjobës për zënie të hapësirave publike tashmë për zaptuesit do të ketë ashpërsim të masave ndëshkimore, ku ata që kanë dëmtuar do të zhdëmtojnë. Këtë deklaratë e ka bërë sot nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku gjatë një inspektimi për lirimin e hapësirave publike në Tiranë.
“Aksioni është shtrirë edhe në zona të tjera të Tiranës pas njësisë 5. Çdo hapësirë e zënë do i kthehet qytetarit. Sot miratojmë paketë masash kundër zaptuesve ku përveç gjobave ata që dëmtojnë do të zhdëmtojnë”,- tha Mazniku. 
Një nga punët e para të bashkisë së Tiranës ishte dhe nisma për lirimin e hapësirave publike e nisur nga njësia numër 5 dhe e shtrirë më pas në të gjithë territorin e Tiranës ku nuk kanë munguar edhe gjobat. 
Sigal