Maxhoranca  rikthen “Plepat”, shërbëtorët e Vettingut, gradohen gjyqtar pa Magjistraturë

124
Sigal

Balla “fton” në mëkatin e radhës, diversantët e Bashës  për tu dhënë statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, anëtarve të KPK dhe KPA-së  që u emëruan në qershor të vitit 2017 për një mandat 5-vjeçar, i cili përfundoi në mes të vitit 2022, por që mandati i tyre u zgjat për 24 muaj, deri në dhjetor 2024 pas marrveshjes së turpit nga Lulzim Basha. Reforma në Drejtësi parashikon që gjyqtarët e prokurorët e rinj të emërohen në detyrë vetëm pasi të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe të kenë mesatare të lartë. Dhe për t’u dhënë mundësinë komisionerëve të Vetingut që të sigurojnë statusin e magjistratit, politika përgatit ligjin e ri “të  plepistëve të rilindjes”

12 anëtarët e KPK-së u emëruan në qershor të vitit 2017 për një mandat 5-vjeçar, i cili përfundonte në mes të vitit 2022. Por, një lëvizje e shpejtë e maxhorancës, së bashku me një pjesë të opozitës së drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha, vendosi shtyrjen e mandatit të tyre për 24 muaj, deri në dhjetor 2024.

 Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi këtë të Hënë se po shqyrtohet mundësia për të ndryshuar disa ligje të paketës së Reformës në Drejtësi. Këto ndryshime, siç pranohet zyrtarisht, pritet të reflektojnë kërkesat e mbërritura nga institucionet e “Drejtësisë së Re”, të cilat kanë konstatuar anomali të ndryshme gjatë aktivitetit të tyre. Por, përtej aspektit “formal” duket se kjo fushatë ndryshimesh ligjore ka në thelb të saj një qokë të maxhorancës në favor të komisionerëve të Vetingut. Burime brenda shumicës socialiste pranuan për “Boldneës.al” se është gjetur një lloj dakordësie paraprake me Shkollën e Magjistraturës për të organizuar një kurs të përshpejtuar për komisionerët e Vetingut, me qëllim emërimin e tyre si magjistrat në përfundim të mandatit si anëtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Paketa ligjore e Reformës në Drejtësi parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët e rinj do të emërohen në detyrë vetëm pasi të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Për të qenë pjesë e kësaj Shkolle, studentët e drejtësisë duhet të kenë një mesatare të lartë shkollore.Anëtarët e shkallës së parë të Vetingut, në shumicën dërrmuese të tyre, kanë diplomë universitare me nivel shumë të ulët. Ky fakt i penalizon ata që të kandidojnë për të vijuar studimet në Magjistraturë. Por, pikërisht këtu duhet ndërhyrja e politikës. Maxhoranca po studion format dhe mënyrat për t’i shpërblyer komisionerët e shkallës së parë të rivlerësimit.

Reforma në Drejtësi parashikon që gjyqtarët e prokurorët e rinj të emërohen në detyrë vetëm pasi të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe të kenë një mesatare të lartë. Anëtarët e shkallës së parë të Vetingut, në shumicë kanë diplomë universitare me nivel shumë të ulët. Ky fakt i penalizon , meqë po u përfundon mandati magjistratëve, por ndërhyn politika me një program me kohë të shkurtuar, për t’u dhënë mundësinë komisionerëve të Vetingut që të sigurojnë statusin e magjistratit.

Siç u deklarua për Bold, drejtuesit e Shkollës së Magjistraturës po ideojnë një program të posaçëm, me kohë të shkurtuar, për t’u dhënë mundësinë komisionerëve të Vetingut që të sigurojnë statusin e magjistratit dhe më tej të emërohen gjyqtarë ose prokurorë në sistemin e drejtësisë. Kjo iniciativë, e ngjashme me “procesin e Plepave”, me shumë mundësi do të formalizohet para dhjetorit të vitit 2024, kur u përfundon mandati i zgjatur i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Idea është në kundërshtim me frymën e të gjithë paketës së Reformës në Drejtësi, por politika, sidomos maxhoranca, ka arritur ta thyejë edhe më herët arkitekturën e ngritur me votë unanime parlamentare në korrik të vitit 2016.

Komisionerët “e përkëdhelur”

 

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) janë trajtuar vazhdimisht në mënyrë të përkëdhelur nga maxhoranca, si një formë “shpërblimi” për vendimet e tyre për largimin nga sistemi i drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nuk ndanin të njëjtën linjë politike me Partinë Socialiste. Komisionerët janë ndër zyrtarët më të mirë-paguar në Shqipëri, si edhe kanë përfitime të shumta, përfshirë roje sigurie, automjete në dispozicion dhe siguracion jete e shëndeti për veten e familjarët e tyre.

Dymbëdhjetë anëtarët e KPK-së u emëruan në qershor të vitit 2017 për një mandate 5-vjeçar, i cili përfundonte në mes të vitit 2022. Por, një lëvizje e shpejtë e maxhorancës, së bashku me një pjesë të opozitës së drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha, vendosi shtyrjen e mandatit të tyre edhe për 24 muaj, deri në dhjetor 2024.

Edhe në atë kohë, u përvijua idea në publik që komisionerët e Vetingut mund të emëroheshin gjyqtarë. Por, mesa duket, politikës ju interesua që ata zyrtarë të vijonin të ishin pjesë e strukturave të rivlerësimit, për të përmbushur të tjera “detyra” apo “porosi” që u mbërrinin nga korridoret e maxhorancës. Tashmë që edhe afati i ri i përfundimit të mandatit po plotësohet, maxhoranca po mendon për “nderin” e radhës ndaj komisionerëve të KPK-së, duke menduar mekanizmat për t’i emëruar gjyqtarë, pa plotësuar kriteret bazë që kërkohen nga Shkolla e Magjistraturës. Rastet janë bërë publike edhe më herët. Gjithashtu Mimoza Pano (Tasi), ‘juridiksja e natës’ që mbaroi me 5-a, zgjidhet në kundërshtim me ligjin e Vetingut në tribunën e KPA. Për shembull, komisionerja Valbona Sanxhaktari ka aplikuar vite më parë për të qenë pjesë e Shkollës së Magjistraturës. Rezultati i saj ishte shumë i dobët, gjë që tregon për aftësitë e saj profesionale. Anëtarët e tjerë të trupës së Vetingut të shkallës së parë, në 100 përqind të tyre, nuk kanë asnjë përvojë profesionale, që mund t’i lidhë me sallat e gjyqit. Dhe, natyrisht, përfituesja më e madhe e idesë së maxhorancës për “respektimin” e anëtarëve të Vetingut është kryetarja e këtij institucioni. Zyrtarë të lartë të drejtësisë në gjirin e platformës partiake, nga KLP, KLGJ dhe SPAK, 40 prokurorë e 27 gjykatës aktivistë të PS-së. Pas hakerimit që iu bë E-albania ku shkaku kryesor ishte akcesi që kishin “Patronazhistët”, një tjetër rrezik pritet të prek të dhënat e qytetarëve nga përdorimi i aplikacionit ‘Aktivisti’, ku çdo telefonat apo sms që dërgohet prej tyre tek qytetarët, ua viruson automatikisht telefonat dhe kompjuterat. Në listat prej 90 mijë individësh figuron edhe emri i anëtares së KPA-së Ina Rama, dhe kjo përbënë një njollë të rëndë për të, pas asaj të SHIK-ut dhe dosjes McGonigal. Modeli i përdorur nga ish-Sigurimi i Shtetit tregon kapjen dhe rënien e Drejtësisë së Re .

Politika fut sërish “duart” te reforma në drejtësi, por mban peng draftin për pasurimin e paligjshëm të pushtetarëve

Politika do të fusë sërish “duart” tek reforma në drejtësi. Teksa kanë kaluar 7 vite nga ndryshimet kushtetuese dhe paketa shoqëruese e saj, PS ka bërë me dije se ka nisur punën për të rishikuar një pjesë të ligjeve. Por mazhorancës i duhen votat e opozitës dhe Balla ka hedhur sërish “grepin” e pazareve. Kjo është e disata herë që politika ndërhyn te reforma në drejtësi, por kur vjen puna te hallet e veta, deputetët nuk kujtohen të bëjnë ndryshime. Kryeprokurori Olsian Çela prej më shumë se dy vitesh ka dorëzuar një projektligj në Kuvend, i cili mundëson skanimin e pasurisë së pushtetarëve. Çela ka propozuar ndërhyrje në Kodin Penal, duke shtuar një nen për pasurimin e paligjshëm. Ideja e kryeprokurorit është që të ketë sekuestrim pasurie dhe hetim për këdo zyrtar që nuk justifikon pasurinë sipas pamfleti.“Inicimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Penal, lidhur me: i) Shtimin e një neni “Pasurimi i paligjshëm”45 si vepër penale në përqasje me nenin 20 të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e ratifikuar me ligjin nr.9492/2006, me synim për të ulur korrupsionin e nëpunësve publik dhe për të luftuar informalitetin”, thuhet në propozimin e Olsian Çelës. Nëse shohim Konventën e OKB, të cilës i referohet kryeprokurori, aty ka një përcaktim shumë të qartë. “Në përputhje me Kushtetutën dhe principet themelore të sistemit të tij ligjor, secili shtet palë shqyrton marrjen e masave legjislative dhe të tjera që mund të jenë të nevojshme për të parashikuar si vepër penale, kur kryhet me qëllim pasurimin e paligjshëm, që është një rritje e madhe e pasurisë së një nëpunësi publik që ai ose ajo nuk mund ta justifikojë me të ardhurat e tij ose të saj të ligjshme”,- thuhet në nen. Por politika i ka vënë bllokadën këtij ligji, duke ndërhyrë vetëm te ligjet që nuk prekin interesat e tyre.