Maxhoranca ‘braktis’ seancën, Berisha lidhet me Facebook nga foltorja: Faktet pse Rama zgjodhi drogën

456
Sigal

Pavarësisht se seanca parlamentare u deklarua e mbyllur, ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi të flasë nga foltorja e Kuvendit, atje ku është e pranishme vetëm opozita.

Ish-lideri i demokratëve nuk i kurseu sulmet për kryeministrin, ndërsa renditi disa nga ‘faktet’ që sipas tij tregojnë se Rama ka mbështetur drogën. Berisha, teksa flet i lidhur përmes ‘Facebook’, theksoi se Rama zgjodhi drogën dhe jo Europën.

“Ata lëshuan parlamentin. Kjo sallë siç e tha edhe Vasili është një zyrë e qeverisë, një zyrë e Noriegës. Edi Rama dhe ajo që e rrethon kanë bërë zgjedhjen e tyre përfundimtare. Midis Europës që është jetike, për ju qytetarë, për të gjithë ne, dhe drogës që mbush kostot bankare e dhejtra qindra milionë euro, Rama ka zgjedhur drogës. Ka zgjedhur drogën, pasi në 2016-ën e universalizuan. E bënë që droga të mbillet në çdo skaj të Shqipërisë. Nga 24 kg kokainë të regjistruara në 8 vite para tyre, vetëm një vit pasi erdhën në pushtet, në fabrikën e Xibrakës, i vëllai i Noriegës kishte rolin kryesor. Në Xirbakë u instalua fabrika më e madhe e kokainës në Ballkan. Ata bënë që Shqipëria të quhet sot qendër operacionale e krimit rajonal. Rama midis Eurpës dhe drogës, zgjodhi drogën. Pasi kur policia e 5 vendeve ndaluan Bardhok Frangën, ai urdhëroi lirimin e tij të menjëhershme. Ai zgjidhi drogën pasi mori informacione për 613 kg në portin e Durrësit. Bëri gjithçka që ta plaçkiste, Ndërroi edhe drejtorin e portit. Deklaroi se e kapën banditin, në një kohë kur agjencitë e ndryshme kishin dhënë njoftimin. Ai zgjodhi drogën kur Rajoni shpalli Balilin Eskobarin e Ballkanit. Ai e mbajti dhe e mban të mbrojtur, pasi ka regjistrimet e orgjive dhe trafiqet e Ballkanit”, tha Berisha.