Vota e emigrantëve nga instrumenti i qytetarit kthehet në biznes personal për Ilirjan Celibashin. Kreu i KQZ-së, që deklaronte publikisht se nuk do të kryente pagesa pa hetuar kontratën, për parregullsitë e dërgesave, ku zarfet u lanë në pika basti, ka dërguar në Thesarin e Shtetit edhe 3 fatura të tjera me vlerë 3 miliardë lekë për llogari të kompanisë “DHL International Albania Sh.p.k”, pagesë për transportin e zarfave me votat e diasporës
Kreu i KQZ-së, që deklaronte publikisht se nuk do të kryente pagesa pa hetuar kontratën, ka dërguar në Thesarin e Shtetit edhe dy fatura të tjera me vlerë 2.2 miliardë lekë për llogari të kompanisë “DHL International Albania Sh.p.k”, pagesë për transportin e zarfave me votat e diasporës. Një aferë e pastër pazari dhe përfitimesh personale…
Ishte paralajmëruar për mashtrimet e Kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, lidhur me lojën dhe pazaret, që kishte bërë me shefin e DHL-së, Qirjako Koçollari. Ndërkohë që deklaronte publikisht se nuk do të kryente pagesa pa u hetuar zbatimi i kontratës për zarfat me votat e diasporës, Celibashi në prapaskenë kishte rënë dakord për përfitimet e tij personale dhe kishte nisur pagesat.
Dy ditë pas deklaratës së radhës se nuk do të paguante, më 29 shtator 2025, Ilirjan Celibashi dërgoi në Thesarin e Shtetit faturën për t’i paguar kompanisë “DHL International Albania” shumën 670 milionë lekë me TVSH.
Në shkresën zyrtare dërguar Thesarit, me firmën e tij, Celibashi shkruan: “Likuidim Fature Nr. 866310762/2025, datë 8 maj 2025, për shërbim postar për zgjedhësit jashtë vendit nga kompania ‘DHL International Albania’, bazuar në Kontratën Nr. 1358/20, datë 4 prill 2025”.
Fatura e dërguar më 29 shtator u ekzekutua brenda 24 orësh, më 30 shtator 2025 me shpejtësinë që përdoret vetëm për pagesa emergjente.
Fakti që fatura mban datën 8 maj 2025, pra tre ditë para zgjedhjeve, tregon se kreu i KQZ-së kishte përgatitur paraprakisht dokumentet financiare, në kundërshtim të plotë me ligjin, i cili lejon pagesën vetëm pas përfundimit dhe verifikimit të kontratës.
Kjo provon se deklaratat publike të Ilirjan Celibashit gjatë muajve qershor–shtator 2025, se nuk do të bënte asnjë pagesë pa u hetuar kontrata me DHL-në, kanë qenë një mashtrim i pastër.
Sipas informacionit nga Ministria e Financave, Celibashi ka dërguar në Thesarin e Shtetit edhe dy fatura të tjera me vlerë 2.2 miliardë lekë për llogari të DHL-së, si pagesë për transportin e zarfave me votat e diasporës. Këto pagesa do të vazhdojnë deri në shlyerjen e plotë të kontratës prej 11 milionë eurosh me TVSH sipas pamfleti. Edhe këtë herë, kreu i KQZ-së ka bërë pazaret e tij, duke përfituar nga një aferë që tashmë ka marrë përmasa skandaloze, ku vota e emigrantëve është kthyer në biznes personal për Ilirjan Celibashin dhe ortakët e tij.




















