Masa e qeverisë për vendosjen e maskave, Kryemadhi: Minimalisht një qytetar duhet të shpenzojë 12 mijë lekë në muaj

275
Sigal

Masa e qeverisë për vendosjen e maskave, Kryemadhi: Minimalisht një qytetar duhet të shpenzojë 12 mijë lekë në muaj
E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa ka folur mbi vendimin e qeverisë që qytetarët do ta kenë të detyrueshme vendosjen e maskave. Ky vendim i qeverisë sipas kryetares së LSI do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve pasi blerja e tyre ka një kosto të caktuar. Dhe qeveria nuk jep asnjë ndihmë u shpreh Kryemadhi për të lehtësuar faturën financiare të qytetarëve.

‘Kam marrë disa çmime maskash. Kjo është 6 mijë lekë, po them që një maskë e tillë përdoret një në ditë. Kjo ka qenë 4 copë 2 mijë lekë, që i bie 500 lekë maska. Kjo këtu është 700 lekë e kam marrë te Conadi.
Një qytetar sot që të përdorë një maskë për të mos u sëmurë jo vetëm nga Covid por edhe nga sëmundje të tjera, duhet ta ndërrojë të paktën çdo 2-3 orë, që do të thotë që për 8 orët e punës i bie 1200 lekë në ditë. Për 30 ditët e muajit, edhe sikur të marrë maskën më të lirë, pra minimumi i bie që një qytetar të shpenzojë 1200 mijë lekë’.