Martin Henze: Rama nuk është mik i perëndimit. Kombi shqiptar është partner

630
Sigal

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU, parti qeverisëse, në Gjermani ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, teksa shprehet se Rama nuk është mik i Perëndimit, por kombi shqiptar është partneri.

Në komentin e tij në Twitter, Henze shkruan:

Rama, i cili sapo ka bërë një pakt me Serbinë, dhe për pasojë edhe me Rusinë, që ka qenë kundër zgjedhjes së Trump president, që zhvillon zgjedhje të paligjshme, i cili lejon që trafiku i heroinës të rritet, nuk është mik i Perëndimit, kombi shqiptar është partneri.