Martin Henze: Kë përfaqësoni, ju ambasadorë në Tiranë?

265
Sigal

 

Martin Henze, Këshilltar Ekonomik pranë CDU-së Gjermane, ka reaguar pas deklaratave që kanë bërë sot një pjesë e ambasadorëve të BE-së, në mbështetje të qeverisë “Rama”. Në një postim  në Twitter,  ai pyet direkt ambasadorët,  se çfarë po përfaqësojnë  në Shqipëri,  kur mbështesin  një kryeministër  të dyshuar për manipulim të zgjedhjeve dhe korrupsion. “Ambasadorë, për çfarë po flisni, kë përfaqësoni? Rama është nën dyshime se ka manipuluar zgjedhjet  parlamentare  të vitit 2017, ka përgjegjësi  politike për korrupsionin, të gjithë zyrat e njerëzve  të  PS-së veprojnë jashtë hapësirave ligjore, liria e shtypit është kufizuar, trashëgimia kulturore është shkatërruar  në mënyrë të paligjshme”,- shkruan Henze në postimin e tij në Twitter.