Deputeti gjerman i CDU David McAllister, emrin e të cilit mban paketa e kompromisit mazhorancë – opozitë në Shqipëri, ka përshëndetur palët në Shqipëri për marrëveshjen e arritur për zgjidhjen e krizës së lidhur me zgjedhjet parlamentare.
“Unë jam i kënaqur, – shkruan ai në Fb, – që përpjekjet për ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri kanë qënë të sukseshme më në fund. Mesazhi kyç është se zgjidhjet e qëndrueshme mund të arrihen kur qeveria dhe opozita kërkojnë dhe dialogojnë drejtpërdrejt me njera – tjetrën.”