Marrëveshja Kosovë-Serbi, Gjosha: Dita e sotme do t’i shërbejë stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit mes Kosovës, Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor!

235
Sigal

Pas marrëveshjes së arritur ditën e sotme mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar edhe ish deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

“Një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë është firmosur sot në Washington. Nuk është rastësi as njohja e Kosovës në të njëjtën ditë nga Izraeli, duke lënë të nënkuptohet se do të shkohet shpejt drejt njohjes së Kosovës edhe nga Serbia! Dita e sotme do t’i shërbejë stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit mes Kosovës, Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.” – shkruan Gjosha në një postim në Facebook.