Marrëveshja e lidërve në Maqedoni, Bushati: Vendosën që të lëvizin drejt integrimit

382
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, përshëndeti sot marrëveshjen historike të liderve politikë në Maqedoni për nxjerrjen e vendit nga ngërçi politik ku ishte futur.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, ministri i Jashtëm shqiptar deklaron se “është një lajm i mirë që klasa politike maqedonase dakordësohet për të lëvizur drejt demokracisë dhe integrimit europian”, ndërsa falenderon Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Sipas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e komisionerit Johanes Hahn, kryeministri Nikolla Gruevski do të dorëhiqet më 15 dhjetor, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 24 prill të vitit të ardhshëm.
Sigal