Marko Dajti: Qeveria të ndalojë prodhimin e hashashit ose ta legalizojë për të gjithë

477
Sigal

Kryetar i Partisë së Punës të Riorganizuar Marko Dajti është shprehur se: “PPR është thellësisht e shqetësuar për mënyrën se si politika po përballet me problemet më të rëndësishme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Siguria e qytetarëve është shndërruar në argumentin me të cilin kusarët dhe barbarët në Kuvendin e Shqipërisë po përleshen me batuta palaçosh cirku, duke harruar se jeta e njerëzve është në rrezik. Opozita duhet të kuptojë se policia dhe ushtria, janë institucione të sigurisë kombëtare që janë dhe duhet të mbeten të paprekshme. Detyra e tyre është të sigurojnë jetën e qytetarëve dhe tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe jo të sjellë apo të rrëzojë nga pushteti njërën palë apo tjetrën. Një ndër çështjet që politika shqiptare duhet të përballojë me përgjegjshmëri është ajo e trafikut të lëndëve narkotike. Qeveria duhet të marrë masa urgjente për të zgjidhur problemin e famshëm të Lazaratit, pasi me pasivitetin e vet po krijon dy republika dhe dy standarde sjelljeje ndaj qytetarëve të vet. Nga njëra anë po prodhohen tonelata të tëra që përfundojnë në duart e krimit të organizuar, nga ana tjetër arrestohen e dënohen njerëz që përdorin apo shesin ca gramë hashash. Për prodhuesit asnjë ndëshkim, pasi shteti bën “politikë sociale”, ndërsa të dytët vuajnë vite të tëra burgimi të rëndë. Në kushtet kur qeveria është e paaftë të ndëshkojë “fshatin rebel”, e vetmja zgjidhje mbetet legalizimi i prodhimit të kanabisit. Në fund të fundit, le të bëjë “politikë sociale” për gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për ballistët e Lazaratit. Ta bëjë këtë hap të madh qeveria, përpara se ta bëjnë vetë shqiptarët, madje edhe me mbështetjen politike të partisë sonë.