Mark Marku: Qeveria na çon në luftë, të fshehë krimet

162

Pedagogu Mark Marku: Kryeministri kërkon të çojë vendin në luftë, që të fshijë krimet e tij

Prof. Dr. Mark Marku ka bërë një paralajmërim të frikshëm mbrëmjen e djeshme. Prof. Dr. Mark Marku u shpreh se Rama kërkon të fshijë provat e krimeve të tij, duke bërë diçka më të madhe: të çojë popullin në luftë, në konflikt civil. “Rama kërkon të çojë vendin në luftë që të shkatërrojë të gjitha provat për krimet e tij. E them me bindjen e plotë. Sepse kur zhytesh kaq shumë në krim e korrupsion, do të kërkosh diçka më të madhe që t’i fshish. Dhe lufta, konflikti civil është diçka shumë më e rëndë. Jam i bindur që Edi Rama kërkon të çojë vendin në luftë dhe në përplasje civile, pasi kjo gjë është më e rëndë se sa krimi dhe korrupsioni tij. Në këtë mënyrë ai fshin të gjitha provat dhe krimet që ka bërë në 6 vite në regjimin e tij’, – u shpreh Prof. Dr. Mark Marku.