Mark apo Nard Ndoka, ja shpjegimi i kreut të PDK

674
Sigal

Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për zyrtarë, deputetë, kryebashkiakë dhe funksionarë të tjerë, Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka sqaruar arsyen se pse ka ndryshuar emrin e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka shkruan se emri zyrtar i tij është Nard Ndoka dhe emri i pagëzimit është Mark. Ai shkruan se nuk ka pasur kurrë probleme me drejtësinë dhe nuk ka jetuar jashtë shtetit.

“Per informim: Emri im zyrtar është Nard Ndoka. Emri ‘Mark’ është emri i pagëzimit. Nuk kam patur kurrë probleme me drejtesinë, nuk kam jetuar asnjëherë jashtë shtetit”, shkruan Ndoka

Në postimin e tij, Ndoka ka renditur edhe arritjet e tij politike nga viti 1990.

“Karriera Politike: Nard Ndoka, 1990 Është themelues i Partise Demokratike ne Shkoder dhe anetare i kryesise se PD per disa vite, 1991 Kryetar i Komitetit Pluralist Vau-Dejes, 1992 Sekretar i Bashkise Vau-Dejes, 1996 Kryetar i Bashkise (kandidat i pavarur), 1997 Deputet ne Kuvendin e Shqiperise, 2001 Deputet ne Kuvendin e Shqiperise, kryetar i grupit parlamentar Demokristian-Reformator, 2005 Deputet ne Kuvendin e Shqiperise, 2006 Kryetar i Partise Demokristiane, 2007 Minister Shendetesie, 2012 Zv/Minister i Brendshem, 2013 Deputet ne Kuvendin e Shqiperise.”, sqaron Ndoka.