Manjani: Zero tolerancë për shkeljet e afateve kohore në shërbimet publike

474
Ministri i Drejtësisë e ka nisur detyrën me prezantimin e urdhrit të ri për shërbimet publike.
Ylli Manjani ishte i qartë kur tha se si Ministër nuk do të lejojë asnjë shkelje të afatave kohore në shërbime.
Manjani: “Nëse vartësit tuaj nuk shërbejnë kur të vijë historia që të jap llogari unë Ministri i Drejtësië përpara qeverisë dhe më lart kini parasysh që ju të gjithë do të keni dhënë llogari, të gjithë me radhë sipas hiearkisë. Ju lutem shumë merrni masat. Nëse afati është 48 orë do të shërbehet për 48 orë. Nëse është një javë, një javë. Asnjë sekondë më shumë, zero sekonda. Nuk më duhet fare jo kam punë, jo isha në tualet, jo mora raportin mjekësor, nuk vlen, zero.
Shërbimi publik ka këtë kosto. Nuk lejohet të jesh i sëmurë, nuk lejohet të kesh arsye. Ka vetëm shërbim. Ky është komunikimi im i parë me ju dhe që të vazhdojmë më pas prioritetet e tjera. Kam qenë dhe mbetem përkrahës i pikëpamjes së afateve. Djalli i korrupsionit fshihet tek detajet, detaji numër një është afati. Nëse nuk shërbehet në afat është e sigurtë që ka korrupsion. Nuk di asnjë nismëm tjetër, asnjë arsye tjetër”.
Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, Manjani ka shpjeguar edhe rolin që do të ketë ai si Ministër në reformën në drejtësi.
Manjani tha se do të insistojë fort tek afatet dhe proçedurat.Sipas tij ligjet proçeduriale duhet ti kuptojë cilido jo jurist, mjafton të dijë shkrim dhe këndim.
Manjani: “Reforma në drejtësi është padiskutim reforma më e rendësishme që ka sot axhenda e shtetit shqiptar.Ka disa detyra që i takojnë Ministrit të Drejtësisë siç është kjo që po bëj sot por ka edhe disa detyra që nuk i takojnë Ministrit të Drejtësisë por institucioneve vendimarrëse siç është parlamenti. Nëse flasim për reformën e dekriminalizimit ,mezi po e pres të përfundojë një orë e më parë që zyrën e gjendjes gjyqësore që kemi ne këtu ta reformojmë, sepse duhet të japim informacion. Detyra ime dhe e administratës së Ministrisë së Drejtësisë është të shërbejmë, sigurisht edhe të japim mendime dhe ide që vinë për shkak të shërbimit.
Ideja kryesore i joni që do përçohet kudo në çdo nivel për reformën në drejtësi do të jetë çështja e afateve dhe proçedurave. Do insistoj fort që rregullat proçeduriale të jenë të shkruara thjesht, qartë, të kenë kuptim, sens, të fillojnë nga 1 tek 2, jo nga 1 tek 5. Mos të ketë vrima, mos të ketë gropa. Ligjet proçeduriale duhet ti kuptojë cilido jo jurist, mjafton të dijë shkrim dhe këndim.Është e kotë të humbim kohë me organizime të mëdha, nëqoftëse në marrëdhënien klient-avokat, klienti nuk kupton ligjin avokati spekulon. Insistoj tel ligjet e thjeshta që i shërbejnë njerëzve.Janë provë e njerëzve, as e ekspertëve, as politikanëve”.
Sigal