Nga Ylli Manjani
Që ta mbledhë mendjen Soreca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!
Kushtetuta është një dokument në letër që nuk legalizon dot asgjë nga ky realitet ku gjendet Shqipëria.
Nuk po i hyj fare analizës se kush e ka fajin, por ky është fakt. Krejt i lexueshëm nga të gjithë, përfshi edhe ata që s’dinë të lexojnë.
Organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme.
Parlamemti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, Universitetet, shkollat e madje edhe Akdemia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm.
Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe jo autokratik e monopartiak.
Ndaj detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik.
Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjeshjesh parlamentare asgjë tjetër.
Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik Profesor Artan Fuga.
Zgjedhjet parlamentare janë fillimi i zgjidhjes se çdo gjëje tjetër.
Kjo Shqipëri nuk është gati t’i bashkngjitet Europës, megjithë dashamirësinë e Mogherinit që po na lë shëndenë…
Zgjedhjet parlamentare, ku populli Shqiptar të ketë mundësinë të zgjidhë krizën.
Populli shqiptar e meriton ta ketë këtë mundësi, njësoj si populli Italian, Austriak, Spanjoll, Danez e madje eshe si popullo Serb, Maqedonas e Grek.
Të gjithë këto popuj vendosin për parlamentin e qeverinë që duan. Pse jo Shqiptarët?!
Kjo është çështja!
Të tjerat janë pallavra.