Manjani: Qeveria synon kontrollin e Vettingut! Pse opozita nuk ngre pyetjen elementare?

154
Sigal

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ish- ministër i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zgjatjen e afateve të Vettingut dhe cilat janë qëllimet e kësaj reforme?  

Ish-ministri e ka quajtur të zgjidhur këtë çështje pasi Kushtetuta e ka parashikuar se vetingun do ta bëjë në kushte normale KLGJ dhe KLP në bashkëpunim me SPAK dhe se nisma e qeverisë ka të bëjë me kontrollin e kësaj strukture.

Manjani ka theksuar se nuk është problem se u ndryshua Kushtetuta pasi ajo është bërë si shportë me vrima, por problemi qëndron pse opozita nuk po ngre një pyetje thelbësore se përse nuk funksionoi në këto 5 vite kjo reform kaq e rëndësishme për vendin.

Ferko: Shtyrja e vetingut, pse është e nevojshme?

Manjani: Zgjidhjen për këtë problem e ka parashikuar Kushtetuta, pasi nëse do mbaronte afati 5 vjeçar, Kushtetuta ka parashikuar se Vettingun do ta bëjë në kushte normale KLGJ dhe KLP në bashkëpunim me SPAK. Nisma e qeverisë kërkon ti zgjasë mandatin KPK dhe KPA që janë strukturat e Vettingut, struktura të posoçme që mesa duket i kanë më kollaj në kontroll.

Për sa kohë që nisma nuk është transparente të jep mundësinë ta komentosh në këtë formë.

Në fund të fundit nuk është ndonjë hata e madhe se I shtyhet afati, por ajo që ka rëndësi është një diçka tjetër, që nuk po elaborohet edhe nga opozita. Nuk po ngrihet pyetja elementare, se çfarë nuk shkoi mirë që kanë kaluar 5 vite dhe nuk është realizuar as gjysma e punës.

Ajo që I intereson opinionit publik, nuk është se u ndryshua Kushtetuta sepse Kushtetuta u bë si shportë me disa vrima, pasi këta sjanë duke pyetur për Kushtetutë, por pyetja që duhet ta ngrinte opozita se çfarë nuk na shkoi në këto 5 vite. Edhe sa vite të tjera do edhe 5 vite të tjera? Kjo nuk është më reform por regjim prej 10 vitesh. Kjo është e pamundur ta quash reform.