Manjani me drejtuesit e burgjeve, Shërbeni sipas ligjit ose do t’ju bëj shembull

577
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të burgjeve që të shërbejnë me ndershmëri në detyrën e tyre, përndryshe do t’i bëjë shembull, ashtu siç bëri me drejtorin e burgut të Drenovës.
Manjani:Unë jam njohur me aktivitetin tuaj nëpërmjet shkresave, do të doja në fillim që ta shohim njëri tjetrin në sy. Ta shohim njëri-tjetrin në sy sepse ka ardhur një pikë që nuk mban më ujë pilafi dhe ju e dini shumë mirë se për cfarë pilafi e kam fjalën. Është ai pilafi që e kemi gatuar të gjithë sëbashku, kush më pak e kush më shumë që ka ardhur pika që nuk e ha më askush, sepse ju i shërbeni njerëzve, edhe ata që janë të dënuar janë njerëz prej mishi dhe prej gjaku. Kanë edhe ata të drejatat e tyre për aq sa ja jep ligji dhe detyra juaj është të shërbeni.
Është në misionin tim që të merrem me shërbimin dhe do merrem seriozisht me shërbimin. E fillova punën time më njerin prej kolegëve tuaj që ta them me të vërtetën donim ta bënim shembull. Dhe për fat të keq ka ende shembuj të tjerë që mund të bëhen. Më vjen keq që e them por ka ende shembuj që mund të bëhen. Prandaj ju lutem shumë hiqni dorë nga mosshërbimi ose shërbimi jo i duhur.
Manjani: Hiqni dorë nga lokalet dhe shërbimet brenda burgut
Hiqni dorë nga ato lokalet e shërbimit, nga ato kontratat nga ato historirat që fillojnë që nga cmimi i çimçakizit dhe deri tek shqetësimi e sigurisë. Është institucioni më i mbikqyrur në këtë vend. Unë nuk dua të bëj katastrofën, nuk dua të krijoj panik. Nuk jam këtu për të bërë populizëm ka nga ata njerëz që merren me politik, po populizmin e urrej. Ju lutem vetëm shërbeni. Unë nuk kam shumë mesazhe për të dhënë, vetëm shërbeni.
Moria e ankesave për disa prej jush edhe nga punonjësit tuaj është e madhe, e jashtëzakonshme. Unë e di shumë mirë që ne jemi shqiptarë dhe kemi qejf të flasim pas krahëve, vecanërisht kur vjen zyrtari i ri këtë punë bëjnë rregullisht. Por “ku ka zë nuk është pa gjë”, ndaj ju lutem shumë shërbeni sipas ligjit.
Manjani: Në punë vetëm profsionisti, të tjeret të puthen me administratën
Kreu i dikasterit të Drejtësisë tha se në punë do të qëndrojnë vetëm ata që e meritojnë, kurse të tjerët sipas tij nuk kanë për tu punësuar më në administratë.
Manjani: Kam firmosur dje dy urdhra që përcaktojnë kriteret profesionale, teknike, fizike dhe etike për cdo punonjës burgu, civil apo edhe ushtarak. Historia që në këtë institucion të vazhdojmë të bëjmë bamirësi qoftë edhe për interesa politike apo për të kënaqur rrjetet sociale nuk e di te kujt ka marrë fund, sa të jem unë ministër kjo nuk ka për të ndodhur. Kush të jetë i zoti do ta meritojë të rrijë aty, kush nuk është i zoti mirupafshim, të ushtrohen aktivitete të tjera. Ama ka një gjë, ai ose ajo në drejtorin e burgjeve apo shërbime të tjera që varen nga Ministria e Drejtësisë që largohen nga detyra që kryen ta harrojë që në pjesën e mbetur të jetës të puthin administratën publike. Se këtë nuk e kemi aksion për aksion, por e kemi seriozisht. Është e pamundur që ikën nga një vend pune se të heqin me masë, apo të thonë edhe jep dorëheqje dhe shkon në një punë tjetër dhe bën të njëjtën gjë. Kjo është e pamundur. Sasia e njerëzve që sot janë jashtë duarve tona profesionistë që presin të kontribuojnë në administratë është e madhe. Nuk ka të pazëvendësueshëm. Kështu që duhet të jeni korrekte dhe të zbatojmë kriteret. Kisha sot një person që sot kishte një diplomë i cili pengohej nga një person që ishte deputet, sepse deputeti paska prevalencë. Harrojeni! Profesionisti është prevalence jonë. Kush di të punojë është imirepritur, kush nuk di të punojë, mirupafshim, arrivederci, aufëiedersehen si të doni.
Sigal