Manjani: Akoma ka njerëz që nuk e kuptojnë se kur nuk ka zgjedhje, votimet janë pa vlerë?!

434
Sigal

Nga Ylli Manjani

Cilido që rreket të komentojë detaje të tipit: komisioneri nuk është banor i zonës, apo votimi pa kartë identiteti, apo votimi familjar, apo votues që nuk nënshkruajnë listën etj etj si këto, është i çalë në arsyetim, i mangët në mendim ose vëzhgues i paguar nga OSBE.

Akoma ka njerëz që nuk e kuptojnë se kur nuk ka zgjedhje, votimet janë krejt pa vlerë?!

Komisionerët do bëjnë ç’tu thotë partia që konkurron me veten, voton veten dhe ja numëron votat vetes.

Edhe pjesmarrjen e rregullojn vetë ata. Sa të duan e nxjerrin.

Mos u çudisni, nëse ju del diku emri që keni votuar, kur në fakt ke qenë në plazh!

Askush se ndalon këtë. Madje askush as nuk e sheh.

Edhe tek zgjedhjet brenda partisë ka më shumë transparencë sesa në këto votime.

Ndaj them: mos u merrni me detaje teknike. Sundimtari këtë do që ti japim vlerë artificiale palaço votimit që ka kurdisur.