Manja fton Naçon në komision, deputeti: Nuk vij, po lexoj “Kurbanin” e Ramës

523
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, është munduar ditën e djeshme të bindë opozitën për të qenë pjesë e seancës dëgjimore me shtatë kandidatët për Kryeprokuror. Ai u ka dërguar mesazh deputetëve dha nga ana tjetër ka marrë përgjigje. Menjëherë pas këtij veprimi kanë dalë edhe mesazhet e shkëmbyera mes deputetit Nasip Naço dhe Ulsi Manja. Sipas këtyre mesazheve, Ulsi Manja me anë të sekretares së Kuvendit i ka bërë ftesë Naços, por ky i fundit nuk ka pranuar të shkojë. 

Sekretarja e Kuvendit: “Përshëndetje z. Nasip! Kryetari i komisionit ndërpreu mbledhjen për 15 min, për t’ju njoftuar edhe një herë për seancën dëgjimore. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj!”

Mesazhi i Nasip Naços: “Nuk mundem të marr pjesë për momentin, pasi jam në bibliotekë. Po lexoj librin “Kurban “ të Edi Ramës.”
Sigal