Korçë ,rreth 2500 qytetarë nisen drejt Tiranës në mbrojtje të Kushtetutës

416
Sigal

Mbi 2500 qytetarë nga Korca  janë organizuar ditën e kësaj të hëne për nisjen drejt kryeqytetit pas thirrjes së Ilir Metës.

Pritet të nisen drejt kryeqytetit më shumë se 2 500 simpatizantë, organizim ky i bërë me 20 autobusë dhe pjesa tjetër me makina private.

Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike, Dega Korçë ka bërë të ditur se u ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të kësaj force politike të jenë pjesëmarrës në këtë manifestim që nis në orën 17:00 në kryeqytet, por sipas tij nuk ka asnjë nisje të organizuar drejt Tiranës.