Manastirliu flet për gjendjen në spitale: Kemi në dispozicion mbi 9 mijë shtretër

400
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, tha se gjendja në spitalet e vendit paraqitet e qetë, pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Skype në emisionin “Opinion”, Manastriliu u shpreh se janë në dispozicion 9 mijë shtretër përfshirë edhe spitalet jopublike.

“Është një gjendje që paraqitet e qetë, ne kemi marrë masa për të kufizuar sa të  jetë e mundur vizitat dhe konsultat, duke lejuar që të realizohen të gjithë urgjencat dhe ato terapi mjekimi që janë jetike për pacientë të ndryshëm me qëllim për të optimizuar kapacitetet tona në funksion të COVID 19. Ne kemi mbi 9 mijë shtretër përfshirë edhe spitalet jopublike”, tha minsitrja.

Pjesë nga intervista:

Koreja e Jugut bëri test e masive, SHBA ka deklaruar se do të testojnë 500 milion persona

Edhe ne kemi një strategji shumë të mirë në kuadër të ndërprerjes së zinxhirit të epidemisë, që do të realizohet nëpërmjet testimeve për ata që kanë simoptoma, pa përjashtuar edhe personat që janë pjesë e studimeve epiodemologjike

A keni tamponë, sepse ka një lajmë të vazhdueshëm që nuk ka tamponë dhe për këtë kryhen më pak teste?

Jo vetëm që kemi tamponë dhe kite për të kryer atë analizë që duhet në raport me konfirmimet e rasteve dhe vazhdojmë të furnizohemi në vazhdim. Po planifikojmë të hapim një qendër tjetër me aparatura që i kemi, për të krijuar qendrën e dytë në QSUT.

Sa parashikoni të testoni deri në fund të muajit?

Ne vlerësojnë dhe do të vijojmë të testojmë ata qytetarë që shfaqin simptoma dhe ata që komunikojnë në numrin 127 dhe janë pjesë e kontakteve. Tamponi apo testi nuk i bëhet çdo njeriu, sepse mund të jetë edhe një grip i lehtë. Ne kemi përcaktuar definicionin kur bëhet testi. Ne jemi duke bashkëpunuar me OBSH dhe ende nuk i ka validuar testet e shpejta. Ne dua të kemi besueshmëri maksimale.

Problemi kryesor mbete infektimi i njerëzve. Pse nuk merren masa që çdo mjek të jetë i pajisur me veshjen mbrojtëse?

Kjo është një masë që është marrë. Të gjithë spitalet e vendit janë të pajisur me mjete e mbrojtjes personale, do vijojë të plotësohet edhe me vështirësitë që dihen, ne vijojmë të furnizohemi. Qytetarët duhet të tregojnë të gjitha kontaktete që ata kanë pasur dhe historitë  e udhëtimit.

Mjeku i familjes po hy në lojë?

Duam ta përdorim për të dhënën konsulta online, jo duke i ballafaquar me raste të qytetarëve me COVID. Ata do të jenë të fokusuar në dhënien e ndihmës ndaj qytetarëve të tjerë.

Qytetarët pyesin si t’i paguajnë faturat e ujit e dritave, pa penalitete?

Është duke u punuar për një paketë të planit ekonomik që do të përfshijë dhe këto detaje.