Maliqi: Rilindja është e vetmja që u gëzua për shkarkimin e prokurorit që dënoi Bandën e Lushnjës

500
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi ka denoncuar vendimin e sotëm kundër anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.

Në një postim në Facebook, Maliqi thotë se kush nuk i shërben partisë dhe Edi Ramës nuk kalon vettingun.

“Kush nuk i shërben dhe nuk i bindet Ramaformës nuk kalon vetingun e Partisë. Vetingu i partisë rrezoj gjyqtarin e Gjykates Kushtetuese Besnik Muci. Entuzuazmi i Ramaformës s’ka të ndalur pasohet me gëzim të madh nga zëvendsi i tij deputeti i Lushnjes z.Brace të cilin e përdori duke e çuar dhe në gjykatën Durrës duke shantazhuar prokurorin Ndoji të cilit ju bë atentat dhe po lufton me jetën. Me habit ky entuziazem e gëzim per gjyqtarin Besnik Muci i cili ka gjykuar e dënuar bandën famëkeqe të hakmarrjes në Lushnje të Aldo Bares ku deputeti i Lushnjes z.Brace i përfaqëson në zonë dhe se di lidhjen që ka pasi gëzimi është në sinkron me këtë bandë që zaptoj për vite peshkimin e Divjakës zonë e zv.Kryeministit.S’keni parë gjë akoma..Kjo është drejtesia që duam👎”,- shkruan Maliqi.