Maliqi: Basha do ik me turp nga politika. Baza na thërret të bashkohemi kundër të keqes

284
Sigal

Ish-deputeti Lefter Maliqi teksa ka reaguar sërish për tensionet e krijuara ditën e djeshme në selinë e PD, thotë se thotë se nuk janë muret as selia ajo që sjell ndryshimin por është fryma, optimizmi, puna në bazë, fitorja e bashkive dhe më pas thirrja e anëarësisë, për të shembur narkoshtetin.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Maliqi thotë se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës, ndërsa shton se këta diktatorë po mundohen të shuajnë opozitën.

“Duhet të lind opozita e fortë kundër dyshes Lul brava-Ram droga. Nuk janë muret as Selia ajo që sjell ndryshimin por është fryma, optimizmi, puna në bazë, fitorja e bashkive dhe më pas thirrja e antarësisë, mbështësve nën drejtimin e opozitës dhe pushtetit lokal në revolucion demokratik, pjesëmarrje e përmasa të mëdha deri në shembjen e narkoshtetit dhe dyshes së korruptuar; tradhtarit e bashkëpunëtorit Luli dhe kryhajdutit Rama.

Rama ka peng Lulin! Kjo u vërtetua dje 100%. Ku policia e Ramës me kerkesë të Lul tradhtarit dhunuan, gjakosen, helmuan demokratet në shtepinë e tyre. Ky çift tradhëtarësh të interesave të shqiptarëve! Këta dhunues të demokracisë dhe pluralizmit! Këta diktator të rinj po mundohen ta shuajne opozitën dhe ta zgjasin këtë gjendje deri në zgjedhjet më të afërta që ta gjejnë opozitën të pa pregatitur në bazë. Thirrja ime e sinqertë është: Godina aty është, një ditë do merret nga Demokratët, por punoni fort në bazë, krijoni struktura në çdo lagje, fshat, qytet, qendër votimi! Me besim, shpresë e optimizëm, përmes një opozitë të fortë do mposhtim dyshen e korruptuar Lul brava dhe Ed droga. Pushtetin lokal dhe gjithë institucionet që Lul brava i dhuroi Ram drogës duhet t’jua marrim dhe rikthejmë opozitës për të shpëtuar demokracinë dhe pluralizmin politik.”- shkruan Maliqi.

Maliqi shkruan ndër të tjera se Lulzim Basha s’ka mbështetje ndërsa shton se do ik me turp nga politika.

“Lul tradhëtari s’ka mbështetje, s’fiton dot asnjë deputet dhe asnjë bashki. Do ik me turp nga politika! Koha nuk pret! Baza na therret të punojmë, të bashkohemi, të mposhtim nga baza të keqen duke fituar çdo sfidë elektorale, kundër pengut dhe pengmarrësit të demokracisë.”- thotë ndër të tjera Maliqi.