Mali i Zi konfirmon akuzat e prokurorisë: Ministri Tahiri udhëtoi me jaht drejt Italisë, më 2017

530
Sigal

Prokuroria ka marrë përgjigje nga Mali i Zi për letër-porosinë për një udhëtim të Tahirit me jaht drejt Italisë.  Pala malazeze e ka konfirmuar udhëtimin, orën e nisjes, të mbërritjes dhe personat që e shoqëronin ish-ministrin. Pas këtyre detajeve prokuroria ka shpërndarë fletëthirrje për personat që kanë shoqëruar ish-ministrin e Brendshëm Tahiri gjatë këtij udhëtimi në verën e vitit 2017. Jahti me të cilin udhëtonte Tahiri i përkiste një shtetasi shqiptar, i cili po ashtu është thirrur nga prokuroria. Ish-Ministri Tahiri është në hetim për lidhje me Habilajt dhe trafik ndërkombëtar droge.