Majlinda Keta: Demokracia elektorale në Universitetin e Tiranës nuk mund të pengohet nga asnjë analfabet funksional

530
Sigal

Majlinda Keta, kryetare e KIZ-it i përgjigjet rektorit të UT-së

Demokracia elektorale në UT nuk mund të pengohet nga asnjë analfabet funksional

MAJLINDA KETA

Lektore në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës

Përgjigjen po jua kthej si detyrim për miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi në medie, që me shqetësim më përcollën “dacibaon” tuaj të rradhës, ku as më shumë, e as më pak, është vazhdë e anti institucionalizmit tuaj 4-vjeçar me KIZ-in, është vazhdë e shkresave tuaja presionante dhe dhunuese institucionale ndaj gjithë anëtarëve të KIZ-it prej 3-vitesh. Ne kemi zgjedhur të ndjekim rrugën e shkresave për qëndrimet tona kolegjiale, por nuk kemi mundur t’ju “edukojmë” juridikisht për kulturë elektorale. Ju vijoni në analfabetizmin tuaj funksional elektoral dhe nuk keni kuptuar ende pavarësinë tonë si institucion elektoral nga “Rektori”. Ne, 5 anëtarët, jemi në KIZ nga vullneti ynë personal, i shprehur përmes aplikimit në shkurtin 2016, me synimin për të kontribuar për demokracinë elektorale universitare. Ne aplikuam pranë Senatit dhe u pranuam si skuadër KIZ, nga votat e senatorëve të Senatit Akademik të UT-ës. Pra, ne burojmë dhe japim llogari tek Senati, ndërsa ligjshmërinë e vendimeve tona, ka të drejtë ta vlerësojë vetëm Komisioni i Apelimit të UT-ës. Ju këtë varësi dhe autonomi nuk e mësuat 4-vite dhe në 3 prej tyre keni vijuar t’í dhunoni me shkresa dhe dalje publike në pavërtetësi.

Ju, Z.Koni, lëshoni zë publik vetëm kur dhunoni apo tentoni t’í përdhosni institucionet e pavarura elektorale apo të zgjedhurit nga vota studentore apo e pedagogëve. Askush nuk ju ka dëgjuar për vision, advokaci për institucionin, pedagogët apo studentët e UT-ës.  Besoj ju kujtohet protesta studentore ndërsa ju heshtët, apo u strukët institucionalisht. Më vjen keq që nuk kuptuat dot në 4-vite se sa i nderuar,  i aftë, kurajoz dhe i përgjegjshëm, duhet të jesh kur je rektor i UT-ës.  Tani po shprehem publikisht mbi pretendimet tuaja dacibaoiste, kjo pasi ndërsa shkruaj shprehem publikisht, se sa i fortë është në vetvete Universiteti i Tiranës ku njishat zerohen në antivlerën e tyre. Unë edhe në këto çaste, si pjesë e skuadrës  KIZ  i UT-ës, nga adresa zyrtare online, vijojmë të komunikojmë me aktorë dhe faktorë të ndryshëm të procesit zgjedhor në UT-tës për aplikime, paqartësi apo referenca juridike elektorale. Tani sapo erdhi aplikimi i katërt, i ditës së sotme për Senat. Unë vijoj të jem kryesuesja e skuadrës elektorale, që ju dha leksionin urdhër në 16 Prillin 2016, ju. Z. Koni që për asnjë arsye përtej atyre që ligji shqiptar parashikonte nuk pranonim dorëheqjen tuaj, vetëm 4 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, në 20 Prill. Kjo pasi zgjedhje do të thotë garë mes kandidatëve dhe UT-ës, për asnjë arësye nuk ka shkuar dhe nuk do të shkojë në zgjedhje me një kandidat për “Rektor”. Edhe në këto zgjedhje të 30 korrikut 2020, kjo po ndodh. Unë vijoj të jem kryesuesja e skuadrës më të madhe elektorale për UP në vend, asaj të UT-ës që në 4 -vite nuk i është cënuar asnjë rezultat zgjedhor për UT, nga askush i përfshirë në proces zgjedhor por edhe organizata vëzhguesish të certifikuar, përfshirë këtu edhe ju, si ish rektor. Unë vijoj të jem kryesuesja e një skuadre të madhe elektorale vendimet e së cilës, ju si ish rector, nuk i apeluat kurrë pranë Komisionit të Apelimit të UT-së. Ky është treguesi ynë më domethënës dhe kjo është rruga e vetme ligjore që ju njeh ligji përkundrejt akuzave tuaja të pavërteta në vijim, për KIZ. Unë do të vijoj të kryesoj KIZ dhe në skuadër të madhe me KZF -të sipas Vendimit të Senatit të UT të datës 21.05.2020 i cili jo vetëm rrëzoi pavlefshmërinë absolute të vendimeve për zgjidhjen e menjëhershme, të kontratave të punës të 5 anëtarëve të KIZ, Bernard Dosti (njëkohësisht dhe zv. Rektor i UT), Muçollari, Doka, Gishti, POR dhe që vendosi mbi vijimësinë e përgjegjësive tona si KIZ, deri në daljen e rezultateve të zgjedhjeve të 30 korrikut.

Në UT-ë flet dhe vendos vota e senatorëve në shumicë dhe institucioni më i lartë vendimarrës, Senati.  Unë vijoj të jem pjesë e skuadrës së cilës vijojnë t’í besojnë stafet e pedagogëve dhe studentëve si KIZ i UT-ës me aplikimet e tyre për Rektor dhe Anëtar i Senatit Akademik për zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik 2020-2024. Unë do vijoj të jem Majlinda me zë të fortë publik, por dhe me institucionalizëm ndërsa  komunikojmë si skuadër nga adresa e ligjshme prej mbi 4 -vitesh, nga  [email protected] që e njohin të gjithë. Këtë adresë zyrtare elektorale që është edhe në faqet zyrtare të UT-së dhe njësive kryesore, askush nuk e ka akuzuar deri më sot se ndryshojmë të dhëna, fshehim apo korruptojmë të dhëna. Këtë ju e dini mirë se në të kundërt do ishim pjesë e ndonjë historie serverash në UT. Tek ne edhe leximi i e-maileve bëhet në grup. Duhet tá keni shumë tonë të madhe për kohezionin institucional por në fund të fundit ajo I përket UT-ës, jo mua. Unë ndjehem e vlerësuar që ky komunitet senatorësh dhe kolegësh elektoralë mua më besoi drejtimin e kompetencës elektorale  nën fanellën UT-ës më i miri”. Z. Koni, nuk mund të jem, nuk mund të jemi të paligjshëm ne që vendimet tona e kemi sjellë dhe i sjellim përmes diskutimeve, debatit, vendimarrjeve kolegjiale. Ne u rritëm dhe u forcuam nga përplasjet me autoritarizmin tuaj të jashtëligjshëm për problematike dhe procese të demokracisë elektorale në institucion. Komunikimet tona shkresore i njohin edhe shumë përtej jush në hierarkinë e arsimit në vend. Unë ndryshoj shumë nga ju, mua më fisnikëron puna në skuadër dhe me shumë bashkëpunëtore ndërsa ju, fatkeqësisht  keni mbetur si një i huaj, heshtanak në komunitetin e UT-ës që gëlon në ide e diskur institucional dhe që njiheni nga të gjithë vetëm për  tregimin e forcës së pushtetit tuaj ndaj kolegëve dhe bashkëpunëtorëve me kallzimetnë prokurori e në të  cilat ju dështoni madhërishëm. Do të mbaheni mend që në kohën e karantinimit brenda periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore  kallzoni në vend ju guxuat të pushoni 5 kolegë, t’í kallzonit penalisht ndërsa mbushët mediet me këto lajme, por asnjëherë nuk pranuat publikisht dështimin në pretendimet tuaja. Ju keni prodhuar histori me këto, por jo histori institucionalizmi siç e meriton UT-ja, pasi nuk e keni mësuar ende që ky i fundit  aty e ka forcën. Për mua dhe shumë si unë në UT-ës,  që po vijojmë procesin  zgjedhor  dinjiteti institucional, autonomia, liria akademike dhe demokracia e brendshme e UT- ës është mbi të gjitha, mbi emra qofshin këto dhe autoritetesh. Besoj e binde veten sërish me dështimin e sapomarrë si ish rektor ku stafet nuk ju besuan që të aplikonin për “anëtar i KIZ “ për zgjedhjet e 30 korrikut pasi kanë logjikë institucinale dhe respekt për vendimet e Senatit tonë. Ju vijoni deri në fund të procesit që me pazotësinë, papërgjeshmërinë personale të pushtetit të 4 viteve, të përfunduar zyrtarisht në 20 prill 2020 si rektor, të  pengoni dhe bllokoni herë pas here procesin electoral normal  në UT-ës. Po institucionalizmi i çdo pedagogu dhe studenti do t’ju zerojë sërish. Presionit tuaj dhe shpifjeve tuaja ndaj nesh i ka ardhur fundi. Demokracia elektorale është shumë më e fuqishme se ju. Akademizmi i UT-së është demokrat në shpirt, besojnë tek demokracia elektorale, tek institucionalizmi, tek vendimarrjet e Senatit dhe jo më tek të tuat personale apo të nëpunësve të tu që nën trysni e presion i ke tharë nga dinjiteti institucional. Pushtetet në universitet janë të ndara por ju keni mbetur tek ligji i para 2015 me shartim “komunist” pa kuptuar dhe shfrytëzuar frymën elitare që ka UT-ës.  Ju duhet të bindeni që forca juaj z. Koni, shkon  deri tek paradhoma se ju nuk ditët  të bashkëpunoni dhe drejtoni rektoratin, ju nuk ditët të bashkëpunonit me nënkryetaren e Senatit, profesoreshën e nderuar Bimbashi, ndërsa guxuat ta kallzonit penalisht, por dështuat personalisht, ju nuk ditët të ishit qoftë edhe një herë të vetme avokati publik  i studentëve protestues, po  as dhe i kolegëve. Tani ju duhet të ishit në llogaridhënie për 4 -vite që drejtuat, para studentëve dhe pedagogëve, por dhe para taksapaguesit shqiptar.  Ju nuk dini çfarë është vizioni dhe përgjegjësia për Universitetin e Shqiptarëve që e besojnë aq shumë, pasi ju keni plot 3 vite që pështyni shtëpinë tuaj, pikërisht kur maturantët duhet të aplikojnë. Këtë nuk jua fal asnjë pedagog dhe student i UT-së që primare vë logjikën, argumentin dhe moralin institucional për UT-ës. Fatkeqësi që do të rreshtohesh si një nga rektorët e UT-ës,  por dije, se ju do të na kujtoni sa rëndësi e peshë ka vota e secilit prej nesh për rektorin dhe senatin akademik.

UT-ës është superfuqi elektorale, vijon lëviz fuqishëm në cilësi e numra

Ju kujtoj se aplikimet për rektor do të vijojnë deri në datën 5 korrik, (Vendimi nr 13 i KIZ). Z. Koni, aplikoni dhe përfshihuni në garë krahas kolegëve të tu, Prof.Dr Mimoza Hafizi dhe Prof. Dr. Artan Hoxha. Në sheshin e garës hajdeni dhe provoni mbështetjen që keni në studentë e kolegë. Vetëm kujdes! Rregullorja e Zgjedhjeve që miratoi Senati  dhe e drejtuar në hartim nga unë qytetarja e Tiranës,  ka shumë standarde për të përmbushur. Duhet të  filloni me respektimin e standardeve të reja e të forta për funksionarët publikë universitarë, deklarimin për pastërtinë e figures, (mosqenia bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, mosqenia objekt e akuzave që lidhen me penalitete për funksionarët publikë, raportimi me politizimin etj. etj.), e deri tek vetëdeklarimi për mosqenien plagjiaturë në punimet tuaja shkencore.  Ne të KIZ-it, po ju presim me aplikimin tuaj në [email protected] dhe në kohë reale ju do të  merrni konfirmimin për përmbushje ose jo, të standardeve për aplikim. Ne, KIZ dhe KZF-të kemi shumë më tepër kompetencë juridike elektorale se 4- vite më parë që u zgjodhët ju. Edhe me përpjekjet tuaja në vijim për denigrimin ndaj nesh si institucion i pavarur electoral, ne mbetemi më të besuar se ju, nga komuniteti i UT-ës. Për gjithë këtë fuqi e moral institucional të demokracisë elektorale në UT-ës ju siguroj, unë që kam nderin që në titra televizivë dhe radiofonikë të them me krenari, pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe Kryetare e KIZ , 2016-2020.